Policia e Zyrës së Emigracionit në Itali njoftoi sot riatdhesimin e një 26 vjeçai shqiptar. Deportimi u bë nga aeroporti “Milan Malpensa”, fluturim direkt për në Shqipëri.
Shqiptari 26 vjeçar, me disa precedentë, ishte deportuar në 2017 për në Shqipëri ishte rikthyer në itali i thirrur në një gjyq në prill 2018, por nuk ishte rikthyer në Shqipëri edhe pse nuk ishte më i autorizuar të qëndronte në Itali.
Për më tepër, 26 vjeçari akuzohet për një seri keqtrajtimesh ndaj gruas së tij. Gruaja e ka akuzuar për kërcënime ,fyerje dhe akte të vazhdueshme të dhunës fizike dhe psikologjike që e detyronin atë të jetonte në kushte të rënda psikologjike.
Duna, siç dëshmon edhe gruaja ndodhte edhe në prani të fëmijëve të vegjël. Kjo ishte dhe arsyeja kryesore që e shtyu atë të kërkonte mbrojtje nga policia.


