Vrasja e dyfishtë qe ka ndodhur mbrëmë në Brekoc të Gjakovës mbetet ende mister. Një kryefamiljar, identifikuar si Pjetër Ndrecaj nga fshati Bitesh i Gjakovës kreu një krim të rëndë duke vrarë ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij.
Rastin për Express e ka konfirmuar Kristë Gjokaj, komandant i stacionit policor në Gjakovë. Ai ka thënë se në vendin e ngjarjes momentalisht ndodhen të gjitha njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.
Sipas Gjokajt, personi i dyshuar është arrestuar dhe po mbahet nën masa të arrestit.
Gruaja e vdekur është rreth moshës 40 vjeçare dhe një vajzë 9 vjeçare.
Mësohet se Nrecaj ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij dhe në korridorin e shtëpisë në lagjen Brekoc të Gjakovës, ka shtënë me kallashnikov në drejtim të ish-bashkëshortes dhe vajzës së tij, duke i lënë kështu të vdekura nënë e bijë.
Motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende, mirëpo ish-bashkëshortja e Nrecajt, po jetonte në Kosovë me fëmijët e saj. Ajo sapo kishte ardhur nga Shqipëria.
Burri që vrau ish-gruan dhe vajzën ishte i fiksuar pas armëve dhe purove.
Pjetër Ndrecaj kreu një krim të dyfishtë, mirëpo, me çfarë merrej ky vrasës? Në profilin e tij në “Facebook” ai ka të postuar një sërë fotosh, duke përfshirë edhe ato me armë / pushkë automatike.
Sipas raportimve, Nrecaj ishte në shtëpinë e prindërve të gruas së tij, me të cilën ishte në proces të shkurorëzimit.
Gruaja, tashmë e ndjerë ishte me shtetësi të Shqipërisë, por jetonte në Kosovë me familje që nga paslufta. Çifti kishin 6 fëmijë sëbashku.






