• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TJETËR IMAM SHQIPTAR NË PRANGA/ Abuzoi SEKSUALISHT me një të mitur ndërsa ishte duke pushuar në Antalia
Home
Sociale

TJETËR IMAM SHQIPTAR NË PRANGA/ Abuzoi SEKSUALISHT me një të mitur ndërsa ishte duke pushuar në Antalia

7 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Florim Nezirajt iu prishën pushimet ende pa i nisur mirë, kur më 6 korrik Policia e Turqisë e arrestoi atë në Antalia nën dyshimin se ka abuzuar seksualisht me një të mitur. Insajder ka siguruar dokumente të Zyrës së Kryeprokurorit të Antalias, që dëshmojnë për dyshimet e ngritura ndaj kryeimamit të Kaçanikut nga autoritetet turke.

Në korrikun e këtij viti kryeimami i Kaçanikut, Florim Neziraj, udhëtoi me vëllezërit e tij për pushime në Antalia të Turqisë; njërën nga qytetet më të vizituara turke gjatë sezonit të verës.

Por, pushimet e Nezirajt u prishën ende pa përfunduar, kur më 6 korrik Policia e Turqisë arrestoi atë, nën dyshimin se abuzoi seksualisht me një të mitur. Dyshimet i ngriti Zyra e Kryeprokurorisë së Antalias e cila në bashkëpunim me Policinë e Turqisë e mbajti për katër ditë në paraburgim Nezirajn.

Insajder ka siguruar një dokument të Zyrës së Kryeprokurorit të Antalias, të përpiluar më 9 korrik, në të cilën janë ngritur dyshimet se Florim Neziraj abuzoi seksualisht me një të mitur në Antalia. Dokumenti i është dërguar edhe autoriteteve kosovare në Turqi, në bazë të detyrimeve dhe përgjegjësive ligjore.

“Florim Neziraj, shtetas i Kosovës, i arrestuar më 06.07.2018 u mor në pyetje nga Zyra e Kryeprokurorit të Antalias”, thuhej në shkresën e Kryeprokurorit të Antalias, Serik Culh, të cilën e ka siguruar Gazeta Insajder.

Po ashtu, në formularin e mbushur nga Zyra e Kryeprokurorit të Antalias theksohet se Florim Neziraj dyshohet për një vepër penale: “Abuzim seksual me një të mitur”.

“Akti që pretendohet se ka kryer i dyshuari: Abuzim seksual me fëmijë”, thuhet në dokumentin e Zyrës së Kryeprokurorit të Antalias, teksa bëhet e ditur se kryeimami i Kaçanikut u arrestua në qytezën bregdetare të Kepezit – pjesë e Bashkisë së Antalias.

Insajderi ka tentuar të marrë një përgjigje nga kryeimami i Kaçanikut, por të afërm të tij kanë thënë në telefon se Florim Neziraj ndodhet momentalisht jashtë vendit. Gazeta i ka dërguar edhe pyetje Nezirajt, por sërish nuk ka pranuar të përgjigjet.

Në një intervistë për mediat para dy javësh, Neziraj mohoi të jetë arrestuar në Turqi. “Nuk është e vërtetë”, tha Neziraj të shtunën e kaluar.

Po ashtu, Insajderi ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Ambasada e Kosovës në Turqi, lidhur me rastin, por nuk ka marrë ende përgjigje nga asnjëra prej institucioneve në fjalë.

Ndërkaq, pesë ditë më parë, Gazeta Express ka raportuar se në Policinë e Kosovës është denoncuar dyshimi për abuzim seksual nga një imam në Podujevë. Një familje në fshatin Sibovc të Podujevës e ka denoncuar hoxhën Beqir Nuredini nën dyshimin se ka dhunuar seksualisht vajzën e tyre V.I., 16-vjeçare.

Shteti në dijeni për arrestimin dhe dyshimet e ngritura ndaj Nezirajt

Republika e Kosovës është njoftuar direkt nga autoritetet turke pas arrestimit të Florim Nezirajt të premten e 6 korrikut në qytezën Kepez të Turqisë. Madje, siç tregojnë dokumentet e siguruara nga Insajderi, Zyra e Kryeprokurorit të Antalias njoftoi autoritetet kosovare në Turqi për arrestimin e kryeimamit të Kaçanikut.

Po ashtu, për rastin ka folur të shtunën e kaluar edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se është në dijeni të rastit, por nuk ka dhënë shumë detaje.

“Po rasti është i njohur për ne, qytetari i Kosovës Florim Neziraj nga Komuna e Kaçanikut. Florimi ka qenë në paraburgim për 4 ditë në Antalia, pastaj është liruar dhe i janë kthyer te gjitha dokumentet. Ne jemi në kontakt me zotin Neziraj”, deklaroi Pacolli të shtunën e 21 korrikut, në një prononcim për Kallxo.com.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka vlerësuar se arrestimi i kryeimamit të Kaçanikut në Turqi është çështje konsullore, por është shprehur se është në dijeni për rastin.

“Ne për të gjitha rastet që janë kompetencë e Policisë së Kosovës, natyrisht që jemi përgjigjur dhe do të përgjigjemi gjithnjë, por çështja për të cilin na keni shkruajtur neve, është çeshtje Konsullore, prandaj referojuni autoriteteve përkatëse për të marrë një përgjigje të mundshme atje”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Policisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROBLEMI ME VIZAT/ REAGON KUKËSI: Duam që ndeshja të shtyhet, ky gjest dëmton futbollin
Previous article E PAPRITUR/ Vendosi REKORD personal në BOTËROR, jep DORËHEQJEN nga FUTBOLLI

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË SHQIPËRI/ 6 vatra aktive, 3 nën mbikëqyrje, angazhohen 224 forca dhe një helikopter Aktualitet

ZJARRET NË SHQIPËRI/ 6 vatra aktive, 3 nën mbikëqyrje, angazhohen 224 forca dhe një helikopter

FLUKS I LARTË NË MORINË/ Mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë Aktualitet

FLUKS I LARTË NË MORINË/ Mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë

E PËSON KEQ/ Italiani vjedh Audin Q5 dhe përplas makinën e Policisë, arrestohet në Durrës-Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Italiani vjedh Audin Q5 dhe përplas makinën e Policisë, arrestohet në Durrës-Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT