• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RISHIKIMI I KUFIJVE/ Mediat serbe: Ja “plani i madh” i Merkelit për Kosovën, ndarja…
Home
Rajon

RISHIKIMI I KUFIJVE/ Mediat serbe: Ja “plani i madh” i Merkelit për Kosovën, ndarja…

7 August, 2018 k.autor Rajon

Mediat serbe kanë publikuar planin e Angela Merkelit për çështjen e Kosovës.
Edhe pse dialogu zyrtar midis Beogradit dhe Prishtinës udhëhiqet nga Bashkimi Evropian, është e qartë se pa marrëveshjen miqësore nga anëtarja më e fuqishme e saj – Gjermania, nuk mund të arrihet, transmeton Gazeta Metro.

Bisedimet hynë në fazën përfundimtare, megjithatë, të paktën në publik, ende nuk ka propozim përfundimtar për një marrëveshje mbi normalizimin e marrëdhënieve.

Telegraf.rs mëson nga burime në Partinë Popullore Evropiane (EPP), grupi i të cilit i përket Bashkimit Kristian Demokratik të kancelares gjermane Angela Merkel, se ajo ka përgatitur planin e saj për Kosovën dhe e ka paraqitur atë te kolegët e saj nga Ballkani.

Gjermania ka thënë qartë se është kundër ndryshimit të kufijve, apo ndonjë lloj ndarjeje midis Kosovës dhe Beogradit. Megjithatë, sipas detajeve të planit të Angela Merkelit, ndarja në fund të gjithë procesit është megjithatë e mundur.

Përkatësisht, siç vë në dukje portali serb, plani i kancelares gjermane duhet të zbatohet në afat të shkurtër dhe të mesëm.

Në fazën e parë duhet të formohet Asociacioni i komunave serbe, për të cilën Merkel këmbënguli gjatë takimit të fundit me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

E vetëdijshme që për serbët është e pranueshme që Asociacioni të jetë në nivelin e një organizate joqeveritare, e cila është qëllimi i Prishtinës, Merkel planifikon t’i japë komunitetit më shumë pushtet. Në mënyrë që Asociacioni të ketë funksionin e duhur, është e nevojshme të krijohen organe të tjera dhe të mund të bashkëpunojnë me Serbinë.

Nga ana tjetër, plani i kancelares gjermane do të mbështeste verifikimin e gjendjes në terren, do të thotë, njohje pa njohje, ndërsa portali thotë se kjo do të thotë se Beogradi do të pranonte të “njihte realitetin, por jo edhe pavarësinë”, ndërsa Prishtina do të kënaqej me atë se nuk do të pengohej në tentimet për t’u bërë anëtare e institucioneve ndërkombëtare.

Siç kanë thënë burimet e EPP, elementët e përmendur të planit do të përfshinin fazën e parë, e cila do të zbatohej në afat të shkurtër.

Pastaj ka një finale të madhe, për të cilën duhet të pritet edhe 20 vjet.

Pas kësaj periudhe, në Asociacion e komunave serbe do të mbahej një referendum për shkëputjen, i cili do të krijonte një mundësi reale që pjesa e Kosovës ku jetojnë shumica e popullsisë serbe do të kthehet nën autoritetin efektiv të Beogradit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Fantazma" e pa eksploruar/ Ishulli i Sazanit akoma një mister për shqiptarët... (FOTO)
Previous article Tërmeti i fuqishëm në ishullin Lombok/ Familja Beckham ndodhej në Indonezi (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it Rajon

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT