• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKUZOHET SE VRAU GRUAN/ Si e MOHOI SËRISH Sadedin Sula në Gjykatë: Mos më dënoni kot…
Home
Breaking News

AKUZOHET SE VRAU GRUAN/ Si e MOHOI SËRISH Sadedin Sula në Gjykatë: Mos më dënoni kot…

6 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një i ri i cili akuzohet nga prokuroria shqiptare për vrasjen e gruas së tij, këmbëngul se nuk ka gisht në krim dhe kërkon që ndaj tij mos aplikohet vendimi për burgim të përjetshëm.

Sadedin Sula këmbëngul se është i pafajshëm dhe se dënimi i përjetshëm i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda është i pabazuar në prova.

Me këtë argument, por edhe duke i treguar Shkallës së Dytë se kishte një jetë të lumtur me bashkëshorten Suela Sula, i pandehuri ka ankimuar vendimin në Apelin e Krimeve të Rënda.

Duke renditur si argument mungesën e provave, avokatët përmendin më tej edhe shkeljet proceduriale gjatë gjykimit, shkelje që e sipas mbrojtjes duhet të rrëzojnë dënimin e përjetshëm.

Avokatët mbrojtës të Sulës thanë se fillimisht prokuroria e dërgoi në gjyq Sadedin Sulën si ekzekutor të gruas, por në mes të procesit, prokuroria ndryshoi qëndrim duke e modifikuar akuzën, duke mos e cilësuar më si ekzekutor dhe Sula u gjykua si nxitës në krim.

Tashmë si vrasës i Suela Sulës akuzohet Fatjon Kurmneshta.

Të dy burrat u hetuan veç e veç dhe kjo situatë vendos në pozitë të vështirë organin e akuzës.

Procesi për Fatjon Kurmneshtën nuk ka nisur ende.

Kurse në vendimin ku u dënua Sadedin Sula, ky i fundit konsiderohet si vrasës i Suela Sules edhe pse për këtë gjë nuk ka një vendim fajësie për të.

Ky moment konsiderohet nga mbrojtja si shkelje procedurale.

Në ankimim thuhet më tej se Sadedin Sula është dënuar jo me prova, por me indicie dhe se gjykata ka mbajtur qëndrim të dyfishtë për sa kohë vlerëson një audio-regjistrim të viktimës dhe jo të të akuzuarit që ka sjellë gjithashtu filmime dhe foto, të cilat sipas tij, tregojnë një histori të lumtur bashkëshortore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENDE NË MËDYSHJE? Armina Mevlani ju tregon arsyet pse duhet të zgjidhni ngjyrën e bardhë në verë...
Previous article RUMANI/ Disa pilotë po zhvillonin një performancë, kur papritur dy avionë...

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË SHQIPËRI/ 6 vatra aktive, 3 nën mbikëqyrje, angazhohen 224 forca dhe një helikopter Aktualitet

ZJARRET NË SHQIPËRI/ 6 vatra aktive, 3 nën mbikëqyrje, angazhohen 224 forca dhe një helikopter

FLUKS I LARTË NË MORINË/ Mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë Aktualitet

FLUKS I LARTË NË MORINË/ Mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë

E PËSON KEQ/ Italiani vjedh Audin Q5 dhe përplas makinën e Policisë, arrestohet në Durrës-Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Italiani vjedh Audin Q5 dhe përplas makinën e Policisë, arrestohet në Durrës-Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT