• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BAZA USHTARAKE NË KUÇOVË/ Ish-shefi i Shtabit të FA. Ja pse NATO po ngre një…
Home
Sociale

BAZA USHTARAKE NË KUÇOVË/ Ish-shefi i Shtabit të FA. Ja pse NATO po ngre një…

6 August, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Ish-shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Jeronim Bazo, thotë se ndërtimi i bazës ushtarake të NATO-s në Kuçovë tregon se Shqipëria është në gjendje të prodhojë siguri dhe stabilitet.

Në një intervistë në studion e lajmeve të TemA TV, në lidhje me bazën ajrore që NATO do të ndërtojë në partneritet me qeverinë shqiptare, Bazo u shpreh se  ky është një hap që tregon maturinë e Shqipërisë 10 vjet pas anëtarësimit në Paktin e Atlantikut Verior.

“Një bazë taktike ajrore është një siguri e shtuar, një element ekstra për të projektuar siguri. Është një maturi e shtuar e Republikës së Shqipërisë, anëtare e NATO-s prej 10 vitesh. Vendimi i fundit tregon se ne e kemi arritur këtë fazë maturie, jemi në gjendje të prodhojmë siguri e stabilitet”, tha Bazo.

Sipas tij, përzgjedhja e Kuçovës për ndërtimin e bazës ajrore nuk ka qenë një vendim i marrë në pak kohë.

“Nuk mund të themi që është vendim i marrë flakë për flakë. Është detyrimi i vendeve për t’i ofruar NATO-s infrastrukturën që kanë. Ia vlen të investohet dhe të mbështeten me fondet e përbashkëta.

Baza ajrore e Kuçovës si bazë e vjetër, gjurmët e para i ka para Luftës së Dytë Botërore. Është e mirëvendosur, plotëson kushtet për të qenë pistë uljeje, nisjeje, pritjeje, furnizimi etj”, tha Bazo.

Ish-shefi i Shtabit të FA-ve tha se Kuçova ka qenë prej kohësh në listën e vendeve që i janë ofruar NATO-s për ndërtimin e infrastrukturës së saj ushtarake, kjo për shkak të kushteve të përshtatshme të zonës.

“Ne jemi anëtarë të NATO. Nuk po bëhet gjë tjetër veçse po rigjenerohet një infrastrukturë ekzistuese e një vendi anëtar. Ne gjithmonë kemi qenë të gatshëm për ta ofruar infrastrukturën.

Kjo është vendimmarrje e përbashkët, i është ofruar aleancës në listën e shumë vendeve të tjera.

“Janë pjekur kushtet që aleanca ta pranojë. Një bazë e tillë projekton siguri në rajon e më gjerë. Gjithkush e mirëpret një bazë të NATO-s. Kemi Gjermaninë kampione për bazat e NATO-s”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NA PREZANTON TË DASHURIN/ Trejsi Sejdini poston FOTO nga ashensori në krah të mashkullit...
Previous article Kovacic kërkon LARGIMIN nga REALI, në ANGLI dhe ITALI bëjnë gati paratë

k.autor

Postime të ngjashme

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë Aktualitet

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

AKSIDENT I RËNDË NË ORIKUM/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO) Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË ORIKUM/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

PUBLIKOHEN PAMJET E FRIKSHME NGA KAMERAT E SIGURISË/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia në Tiranë Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET E FRIKSHME NGA KAMERAT E SIGURISË/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT