Po, është e mundur që të humbni në peshë edhe duke ngrënë ushqime të shijshme!
Nuk është e thënë që kur jeni në dietë të rrini pa ngrënë, apo të konsumoni ushqime që nuk e kënaqin aspak shijen tuaj. Më poshtë, po ju sjellim dhjetë ushqime të shijshme dhe me vlera ushqyese, të cilat ju ndihmojnë të bini nga pesha:
Avokadot janë të mbushur plot me fibra, një karbohidrate që treten ngadalë dhe që mbajnë nivelin e sheqerit tuaj në gjak të qëndrueshëm, gjë, e cila ndihmon të luftoni dëshirën për të ngrënë. Edhe acidet yndyrore të shëndetshme monounsaturated, që përmban avokadoja ndihmojnë për të rritur humbjen e yndyrnave.
Thjerrëzat
Thjerrëzat janë një nga ushqimet me më shumë proteina dhe fibra. Kjo është diçka e mrekullueshme kur vjen fjala për të humbur në peshë, pasi edhe proteinat, edhe fibrat rrisin ndjesinë e ngopjes. Ju do të ndiheni të kënaqur dhe të ngopur pasi t’i hani.
Mish i gjelit të detit
Mishi i gjelit të detit, pa lëkurë është shumë i mirë për të humbur në peshë. Gjoksi i gjeldetit ka më shumë proteina sesa gjoksi i pulës. Ky është një avantazh për të humbur në peshë, sepse ju digjni deri në 10 herë më shumë kalori për të shpërbërë proteinat gjatë tretjes se ushqyesve të tjerë.
Farat Chia
Që nga lashtësia janë konsideruar si superushqim. Janë gjithashtu të shkëlqyera për të humbur në peshë, në sajë të fibrave dhe kalciumit që përmbajnë. Rritja e konsumit të kalciumit duket se shmang yndyrën në bark dhe një studim ka zbuluar se gratë që nuk marrin kalcium të mjaftueshëm kanë më shumë gjasa që të shtojnë në peshë.
Spinaqi
Çdo filxhan spinaqi i papërpunuar ofron gjysmën e sasisë së vitaminës A, që keni nevojë për të konsumuar gjatë ditës, të gjithë vitaminat K që nevojiten për ndërtimin e kockave, plus fibra. Dhe mbi të gjitha, një filxhan spinaq ju ndihmon të ndjeheni të ngopur.
Kastraveci
Kastraveci nuk është vetëm i ulët në kalori, por përbërja e tij është gjithashtu më shumë se 95% ujë. Është shumë i mirë për humbje peshe. Ushqimet që përmbajnë shumë ujë kanë një densitet të ulët energjie, kështu që mund të hani sasi të madhe kastravecash pa marrë shumë kalori. Pa përmendur se uji e ndihmon mëlçinë të djegë dhjamin, plus të qëndroni të hidratuar dhe të keni një lëkurë gjithë shkëlqim.
Bajamet
Bajamet mund të kenë sasi të mëdha kalorish, por nëse hani bajame, do t’ju ndihmojnë të humbni në peshë. Bajamet janë të vështirë për t’u tretur, kështu që gjatë tretjes së tyre, trupi djeg më shumë kalori. Ato përmbajnë edhe shumë parabiotikë, që ushqejnë mikrobet e shëndetshme në zorrë.
Kefiri
Përmirësoni dietën tuaj me kefir dhe do të merrni proteina të shëndetshme, kalcium, si dhe shumë probiotikë aktivë për të ushqyer bakteret e mira që ndihmojnë në tretjen e ushqimit. Diçka e tillë është e rëndësishme për të humbur në peshë, pasi një çekuilibrim në sistemin tuaj të tretjes kontribuon në shtimin në peshë dhe madje mund ta vështirësojë absorbimin e ushqyesve.
Limonat
Pak kalori? Detoksifikim? Shije? Kur është fjala për ushqimet dietike, limonët janë një element shumë i përdorshëm. Me limon, ju do të merrni shumë vitaminë C, e cila e mban lëkurën plot shkëlqim.
Çaji ‘rooibos’
Çajit jeshil i është kushtuar më shumë vëmendje kur është fjala për të humbur në peshë, por edhe çaji “rooibos” ka përfitime të ngjashme. Bima e “rooibos” i përket familjes së bizeleve dhe vjen nga një shkurre me gjelbërim të përjetshëm të Afrikës së Jugut. Ka të njëjtët ushqyes si dhe çaji jeshil, dhe shumë antioksidantë që luftojnë kancerin, si dhe çaji jeshil. Ashtu si çaji jeshil ka shumë pak kalori, gjë që ndihmon të bini në peshë. Ndërsa një studim I bërë te kafshët zbuloi se çaji “rooibos” bën që të fitoni më pak peshë nëse jeni në stres.


