• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E PABESUESHME/ I dyti më i shitur në botë, Huawei lë pas gjigandin Apple 
Home
Teknologji

E PABESUESHME/ I dyti më i shitur në botë, Huawei lë pas gjigandin Apple 

5 August, 2018 Isa.Autor Teknologji

Huawei duket se ka arritur një rekord historik, duke lënë pas Apple e duke u bërë “smartphone” i dytë më i shitur në botë. Prodhuesi kinez i “smartphone”-ve ka shitur rreth 54 milionë telefona gjatë tremujorit të fundit, 40 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kjo sasi telefonash “të zgjuar” të shitur është e mjaftueshme, jo vetëm për të mundur Apple, por edhe për të ngushtuar distancën me liderin e tregut, Samsungun.

Ky i fundit ka shitur më shumë se 70 milionë telefona në tremujorin e fundit, duke shënuar një rënie prej 10 përqindësh krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja e vazhdueshme e Huaweit është mbresëlënëse sipas ekspertëve, pasi ka mundur të hyjë dhe të dalë në majë, në tregje ku deri kohët e fundit emri i tij ishte i panjohur.

Huawei është ngjitur në vendin e dytë, pavarësisht se virtualisht është i përjashtuar nga ekonomia më e madhe në botë.

“Smartphone” kinez dhe prodhuesi i pajisjeve të telekomit është penguar në SHBA, kryesisht për shkak të shqetësimeve të zyrtarëve se teknologjia e tij mund të përdoret nga qeveria kineze për të mbledhur të dhëna sekrete.

Vet Huawei e ka mohuar në vijimësi se produktet e tij përbëjnë rrezik sigurie. Në vitin 2017, Huawei kishte thënë për CNN-in se synonte që të bëhej numri një në industri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANRI BALA/ Kosova si feud i Berishës dhe berishistëve!
Previous article Historiku i BAZËS AJRORE të Kuçovës/ Rrëfimi i ish-pilotit: Si humbëm 8 shokë

Isa.Autor

Postime të ngjashme

70% E FËMIJËVE ANASHKALUAN NDALIMIN E RRJETEVE SOCIALE/ Australia rrit gjobat për Facebook, TikTok dhe Instagram Botë

70% E FËMIJËVE ANASHKALUAN NDALIMIN E RRJETEVE SOCIALE/ Australia rrit gjobat për Facebook, TikTok dhe Instagram

KRIZA EKONOMIKE/ Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100 mijë vende pune Teknologji

KRIZA EKONOMIKE/ Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100 mijë vende pune

ZUCKERBERG SFIDON POLYMARKET/ Meta përgatit aplikacionin e ri të parashikimeve “Arena” Teknologji

ZUCKERBERG SFIDON POLYMARKET/ Meta përgatit aplikacionin e ri të parashikimeve “Arena”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT