• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Historiku i BAZËS AJRORE të Kuçovës/ Rrëfimi i ish-pilotit: Si humbëm 8 shokë
Home
Intervista

Historiku i BAZËS AJRORE të Kuçovës/ Rrëfimi i ish-pilotit: Si humbëm 8 shokë

5 August, 2018 F.autor Aktualitet, Intervista, Sociale

Baza ajrore e qytetit të Kuçovës pritet të shndërrohet në një ndër bazat e para dhe të rëndësishme të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Pas vendimit të miratuar nga Këshilli i Aleancës së Atlantikut, baza ushtarake e Kuçovës, që aktualisht shërben edhe si muzeu më i madh i Forcave të Armatosura Shqiptare, pritet të pësojë një investim të konsiderueshëm prej 50 milionë eurosh, vetëm për rinovimin e saj.

Aktualisht, kjo bazë njihet në terminologjinë e ushtrisë si Reparti Ushtarak 3362 Kuçovë, ndërkohë që më parë është quajtur Reparti 23 Peza. Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes, ky repart u krijua si formacioni i parë luftarak i Forcave të Armatosura Shqiptare, për të mbrojtur hapësirën ajrore. Kjo bazë është hapur më 15 maj të vitit 1995. Ndërkohë që në korrik të vitit 1957 në këtë aerodrom u ul për herë të parë avioni bombardues JI-28, i cili hyri në armatimin e Aviacionit tonë Luftarak. Në dhjetor, në Kuçovë ulet një avion transporti anglez “Skymaster”.

PILOTI

Ish-piloti i Forcave të Armatosura, Viktor Vangjeli, aktualisht në pension, ka rrëfyer për Top Channel se ka qenë pjesë e këtij reparti që nga viti 1963 deri në vitin 1990. Vangjeli ka zhvilluar trajnimin në Bashkimin Sovjetik dhe më pas në Kinë, ndërkohë që në Shqipëri ka pilotuar për herë të parë avionin MIG 15.

“Kam shkuar në Bashkimin Sovjetik në vitin ‘59, por për të luftuar në avion bombardues. Mbasi u prishën marrëdhëniet atëherë, meqenëse ishim njerëz të dërguar për pilotë, na dërguan më pas në Kinë. Kam mbaruar në Kinë në vitin ‘61-’63. Unë kam pilotuar me avionin MIG-15, më vonë erdhi një kuadër e MIG 17-ës dhe në vitin 1969- 1970 kaluam në Rinas në avionin MIG 19. Deri në vitin 1990, në tre mars, deri sa dola në pension’, ka thënë ish- piloti.

Viktor Vangjeli ka kujtuar dhe pilotët që kanë rënë në krye të detyrës. Sipas tij, për shkaqe të teknikës së dobët të kohës kanë humbur jetën 8 pilotë shqiptarë. Sipas ish-pilotit, në vitin 1972 ka humbur jetën zëvendëskomisari i regjimit, Hazbi Serani, i cili ra me avion gjatë stërvitjes së Ministrisë së Mbrojtjes në Belsh të Elbasanit. “Në periudhën nga krijimi i regjimentit deri në periudhën e viteve ’90 kanë rënë 8 pilotë, të cilët kanë qenë shokë të mirë. Ra në krye të detyrës zëvëndëskomisari i regjimentit Hazbi Serani nga Mallakastra, në stërvitjen e Ministrisë së Mbrojtjes në Belsh në vitin 1972 dhe kjo për faj të teknikës”, ka thënë Vangjeli.

DISKUTIMET

Diskutimet për ndërtimin e bazës së NATO-s në Shqipëri kanë qenë të hershme. Në muajin prill të këtij viti, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, gjatë vizitës në SHBA është propozuar ideja për ndërtimin e bazës ushtarake të NATO-s në Shqipëri.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, Xhaçka gjatë takimit me sekretarin e Mbrojtjes, James Mattis, kërkoi nga SHBA që NATO të ndërtojë një bazë ushtarake në Shqipëri për të demonstruar se kjo zonë nuk harrohet nga aleatët.

Ministrja shqiptare u sugjeroi amerikanëve të shikojnë mundësinë që Shqipëria të shërbejë si vend kontakti në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria paraqiti disa ide për të vënë në dispozicion baza tokësore, ajrore dhe detare në mënyrë dypalëshe me SHBA-në ose NATO-n.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PABESUESHME/ I dyti më i shitur në botë, Huawei lë pas gjigandin Apple 
Previous article AKTORES I BËJNË NERVAT "TEL"/ Nuk dua t’i bie në qafë njeriu duke lajmëruar policinë, por… (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET E RËNDA/ Dhunohet gazetari Ilir Demalia në derën e shtëpisë, dy të panjohur autorë të sulmit Aktualitet

PAMJET E RËNDA/ Dhunohet gazetari Ilir Demalia në derën e shtëpisë, dy të panjohur autorë të sulmit

KOKAINË DHE KANABIS NË DOZA GATI PËR SHITJE/ Në pranga dy të rinjtë në Durrës Aktualitet

KOKAINË DHE KANABIS NË DOZA GATI PËR SHITJE/ Në pranga dy të rinjtë në Durrës

"I MITURI JASHTË RREZIKUT PËR JETËN"/ Spitali i Traumës jep lajmin e mirë pas aksidentit tragjik në autostradën Tiranë-Durrës Aktualitet

"I MITURI JASHTË RREZIKUT PËR JETËN"/ Spitali i Traumës jep lajmin e mirë pas aksidentit tragjik në autostradën Tiranë-Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT