Të rinj dhe me dëshira “hollivudiane”. Filmat aksion, ngjarjet e dhunshme dhe histori njerëzore të treguara bëjnë që shumë të rinj (shumë të vegjel për të patur konflike) janë kapur teksa leviznin me arm në brez.
Të shumta kanë qenë rastet e të arrestuarve dhe po aq dhe numri ku me ato armë janë kryer vrasje. Si për kujtesë, po ju sjellim disa nga rastet ku të rinj, në disa raste edhe minorenë janë arrestuar teksa” vërdalliseshin rrugëve.
Lvizte me armë në brez, arrestohet 17-vjeçari në Vlorë.
Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi lëvizte në qytet me armë zjarri pa leje. Uniformat blu kanë bërë të ditur se kanë vënë në pranga 17-vjeçarin me iniciale S.K. i cili në lagjen ”Pavarsia 2”, po lëvizte me një armë zjarri pistoletë, pa leje.
Marisjen Gjoka, 20 vjeç u arrestua pasi iu gjet një armë zjarri automatik.
Disa ditë më parë Marisjen Gjoka, 20 vjeç, banues në Vau i Dejës u kap pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet e sallës lojrave euro lloto, në qytet Vau i Dejës, iu gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik model 56 dhe dy pistoleta tip TT.
Ngjarja te “Havana” Emiljano Nina, 23-vjeçari që qëlloi me pistoletë.
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar orët e vona të datës 8 korrik u dëgjuan në një lokal nate në Dhërmi, 37 km nga Vlora. Mësohet se disa të rinj janë konfliktuar dhe kanë qëlluar me armë në ajër, pas një sherri në ambientet e një disko mjaft të njohur në jug të vendit.
Ngjarja ka ndodhur brenda në disko “Havana” në zonën e plazhit, mjaft e frekuentuar kryesisht nga të rinjtë dhe jo vetëm, gjatë sezonit turistik. Gjatë sherrit, klientët kanë ikur me vrap të alarmuar dhe për pasojë disa prej tyre janë lënduar nga gotat dhe shishet e thyera. Pak orë pas ngjarjes, policia ka arrestuar autorin e të shtënave, Emiljano Nina, 23-vjeç.
Denis Kuçi, 19 vjeçari që mbante pistoletë në brez.
Një 19 vjeçar është arrestuar në Vorë në 25 korrik pasi uniformat blu kishin informacione për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu, shtetasit Denis Kuçi i është gjetur një pistoletë “Berreta” dhe një mjet prerës, thikë. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Vorë, arrestuan në flagrancë shtetasin Denis Kuçi, 19 vjeç, banues në fshatin Marikaj,
AlpeNews.al/






