Një udhëtim i shkurtër në jetën e larmishme e plot ngjarje të aktorit të mirënjohur, “Artistit të Popullit”, Viktor Gjoka, në përkujtim të ditës së tij të lindjes. Një in-memoriam mbi aktorin që, pavarësisht se idiotësia e kohës dhe sistemit komunist e dënoi me punë në prodhim vetëm pse dashuroi një tjetër grua dhe u martua për herë të dytë, nuk arriti ta mposhtte ose t’i largonte dashurinë e thekshme për teatrin

Ndër rolet më të suksesshme përmendim Hliestakovin ne veprën “Revizori” të Gogolit (1952), “Gratë gazmore të Uindsorit”, “Fytyra e dytë”, “Karnavalet e Korçës”. Pas rreth 13 viteve punë në teatër, në vitin 1959 mundi të marrë një bursë studimi për regjisurë në Bashkimin Sovjetik për dy vjet. Me ndërprerjen e marrëdhënieve në vitin 1961, kthehet në Tiranë, për t’i vazhduar ato në Konservatorin e Tiranës. Rikthehet në Teatrin Popullor në vitin 1991, me këmbënguljen e drejtorit Artur Zheji, ku vishet me rolin e Spirakes në komedinë rumune, “Valsi i Titanikut”, premierën e luan Roland Trebicka, Gjoka aktron në natën e dytë – pasi ishte dublant dhe më pas me rikthimin e komedisë që i dha suksesin në fillimet e tij në teatër “Revizori”, këtë radhë në regjinë e vetë Gjokës.
Filmi artistik ka qenë më pak i lëvruar, por edhe aty kemi një mori personazhesh si të zhanrit të komedisë, ashtu edhe të atij dramatik. Kujtojmë këtu “Kush është vrasësi”, “Vdekja e burrit”, “Zëvendësi i grave”, “Babai i studentit”, “Historiani dhe kameleoni”. Nga punët në teatër janë të regjistruara vetëm me audio disa nga veprat e vëna dhe ndodhen në arkivat e Radio-televizionit Shqiptar. Kujtojmë 
Mundi të marrë titullin “Artisti i Popullit”, por nuk e mbrojti dot nga ajo çka do t’i ndodhte. U ndëshkua dhe u dëbua, por shpirti i tij nuk u shkëput asnjëherë nga skena. Dashuria për teatrin dhe spontaniteti i tij si aktor dolën më të forta se burgu i persekutimit artistik dhe njerëzor.
I dënuari nga dashuria
Aktori i madh bëri një “faj”, që për kohën ishte më i rëndë se sa rëndonte talenti i tij në skenë. Ai u dashurua me një vajzë shumë më të re se vetja, teksa ishte rreth të pesëdhjetave. Me të u martua, duke u larguar nga familja që kishte me bashkëshorten e parë. Sot me këtë ngjarje thjesht do të buzëqeshnim por në ato vite dashuria qorrazi për këtë bukuroshe gjimnaziste, vetëm 17 vjeçare, e degdisi për shumë vite në Bërzhitë. Vendimi për ta larguar nga teatri ishte pas disa mbledhjesh me kolektivin. Por a do të mundej aktori të shkëputej nga ai teatër që i dha aq emocione? Flitej se kur binte shi dhe njerëzit mbylleshin në strehëzat e tyre, nga lagja e Tiranës së re nga ku ai banonte, dilte dore për dore një çift duke bredhur rrugëve për t’i mbajtur këmbët nga Teatri Popullor nën pishat e errësirës me një hije trishtimi. Mbanin vesh, njëri shkëputej, tjetri rrinte në këmbë dhe ai që ish shkëputur puthte dyert dhe muret e teatrit, pastaj binte në 
Bezdisjet e njerëzve të policisë ishin normalitet për netët e tyre, pasi komenteve të turpshme me zë të lartë i bashkohej edhe grushtimi i dyerve shoqëruar me fjalë fyese për të nxitur reagimin e çiftit. Fëmijët shiheshin rrallë, ndërsa gruaja e tij e re, dilte pak dhe kurrë vetëm. Pas kësaj nisi një “rehabilitim” i Gjoka-ve. E shoqja nisi punë si shitëse buke, ndërsa Viktori filloi të aktivizohej tek-tuk me ndonjë film. Kjo ishte edhe koha më e qetë për të projektuar edhe fëmijët e tyre.
Largimi nga atdheu
Në vitin 1997 Viktor Gjoka largohet në Itali, aty nis gjithçka nga e para, deri në momentin kur njihet me një konteshë romane, e cila u tërhoq nga elektriciteti i aktorit tonë, duke bërë që t’i siguroje strehë atij dhe familjes si shpërblim për artin e bukur. Pas kësaj shkruhet një histori më e qetë për Viktorin. Nis të jetë i lirë me aktivitetet që zhvillonte me emigrantë, krijon shoqatën e artistëve në pension “DEA”, vendos pjesë dhe bën të tërheqë vëmendjen e gjithkujt që interesohet për teatrin. Realizon filmin artistik “Tirana në Europë” pa humbur në asnjë moment kontaktin me Shqipërinë. Shoqata “Dea” i krijoi mundësi të realizonte të pamundurat e së shkuarës, e megjithëse në një moshë jo shumë optimale, ai vazhdoi të dominojë. Interpretoi në shqip, italisht, greqisht.
“Jam i sigurt se teatri bën pa mua, por unë nuk bëj dot pa teatrin” – thotë Kadri Roshi dhe po i të njëjtit mendim ishte edhe Viktori. Për të qenë pranë teatrit, ai i pranoi të gjitha sfidat.
Kujtimet nga Bërzhita dhe rikthimi në teatër
Në një fshat të Tiranës ai duhet të vuante dënimin. Nuk do të lejohej asnjë lloj luksi për aktorin e famshëm të kohës. Mendohej se në gjirin e “klasës punëtore” ai do të edukohej me normat e shoqërisë komuniste. Komunistët nuk harronin edhe ta kontrollonin herë pas here. Shkon në Bërzhitë drejtori i teatrit, Riza Hajro, dhe një përfaqësues nga Komiteti i Partisë. Viktori edhe atje në fshat mundohej të punonte me grupet artistike. “Urdhëroni që të shihni punën që kam bërë”, u thotë atyre. “E dimë, e dimë punën që ke bërë ti”, i thonë ata. Ne kemi ardhur për ty këtu. Viktori po punonte në fushë atë të dielë, sepse ishte një nga ato aksionet vullnetare të kohës së diktaturës. Si përgjegjës i kulturës duhej të bënte “Emulacionin Socialist”. Kishin ardhur edhe disa të tjerë nga Tirana. Viktori u mundua t’i përshëndeste, por asnjeri nga ata nuk i ktheu përgjigje. Atëherë ai kthehet dhe u thotë, “Si u duket kjo punë që kam bërë?”. “Ti bën mirë që të 

Filmi, kinematografia

Viktori nuk e pati shansin t’i filmoheshin shfaqjet, apo t’i organizohej diçka speciale në teatrin ku ai u formua dhe la aq shumë, madje nuk ka të mbjellë as edhe një pishë me emrin e tij, siç e kanë një pjesë e kolegëve të teatrit, pasi ishte ende gjallë kur u mbollën në atë oborr ku orët ishin të pallogaritshme.
Shiritat e regjistruar në radio dhe koleksioni modest i filmit, vetëm sa munden të na kujtojnë se dikur ka qenë edhe një aktor, i cili për shkaqe banale, persekutohet dhe i ndalohet ushtrimi i profesionit që donte aq shumë, nga teatri.
Vlerësimet nga kritika



