Në Shqipëri do të ndërtohet baza e parë ajrore e NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Ky ishte lajmi i ditës së sotme që u bë publik nga vetë kryeministri Rama përmes një postimi të bërë në rrjetin social “Facebook”.
Duekt se nëntë vjet pas anëtarësimit të Shqipërisë, NATO do të ketë tashmë bazën e saj në Shqipëri.
Postimi:
Ka vite që në këtë aerodrom nuk është dëgjuar zhurma e reaktivëve, por vetëm zhurma sporadike e helikopterëve të NATO-s, që vijnë për të bërë stërvitje një apo dy- ditore dhe më pas largohen.
Në këtë qytet dikur, fëmija rritej me zhurmën e tyre dhe erën e gazit. Megjithatë nga ndërtimi tek mosfunksionimi, ky aeroport ka kaluar në disa etapa historike.
Historiku:
Aerodromi i Kuçovës ka qenë i lakmuar edhe nga ushtria italiane, e cila në vitet e pushtimit arriti të ndërtonte një aerodrom me përmasa të vogla në fushën e Perondisë, vetëm 2 kilometër larg qytetit të Urës-Vajgurore dhe 5 kilometër larg qytetit të Kuçovës. Pas çlirimit të vendit nga nazifashistët shteti i parë shqiptar mendoi që të ndërtonte aerodromin, po aty ku ishte… dhe rreth viteve 1952 filluan punimet.
Pas tre vjetësh punë intensive aerodromi përfundoi dhe ishte i gatshëm për të pritur avionët. Në vitin 1955 në këtë aerodrom mbërritën avionët e parë të markës ruse Mig 15, të cilët ishin ndër të parë që u ngritën nga ky aerodrom. Më pas vijuan ardhjet e markave të tjerë të avionëve, ata të Mig 17 dhe gradualisht nevojat për të ruajtur hapësirat e Shqipërisë u rritën dhe për këtë arsye u desh një tjetër markë avionësh, Mig 19, i markës kineze.
Kështu që Aerodromi Ushtarak i Kuçovës pothuajse u kompletua. Për t’i shërbyer nga ana teknike u ndërtua Uzina e Riparimit të Avionëve në vitin 1968, ku për shërbimin e këtyre avionëve u dërguan specialistët për t’u specializuar jashtë vendit. Sipas statistikave Aerodromi u bë strehë e rreth 180 avionëve të tre markave të ndryshme. Por lindi nevoja që këta avionë të strehoheshin për t’u ruajtur nga sulmet e mundshme nga jashtë vendit dhe për këtë arsye, menjëherë, u dhanë orientimet për ndërtimin e tuneleve në malin e fshatit Perondi në fund të pistës.
/AlpeNews.al





