Nesër në sheshin Abbazia të qytetit të Coratos në Bari do të organizohet mbledhja e fondeve për kthimin në atdhe të trupit 24-vjeçarit Viktorian Picaku.
I riu shqiptar u qëllua me tre plumba nga dy italianë mbrëmjen e 1 gushtit në të njëjtin shesh ku nesër do të mblidhen fondet.
Në Facebook, qindra banorë të qytezës së qetë përballë me Shqipërinë, janë shprehur të gatshëm të kontribuojnë.
“Le të sigurohemi që ky gjest mirësie dhe dashurie do të fitojë mbi dhunën dhe ligësinë. Të mundësojmë që nëna të jetë në gjendje t’i japë lamtumirën e fundit djalit të saj”, shkruajnë në rrjetet sociale.


