Të nisesh për në Shqipëri për tek familja por gjen vdekjen gjatë udhëtimit.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku një 58 vjeçar ka humbur jetën në tragetin e linjës Bari-Durrës.
Mësohet se viktima, Isa Koni është ndierë keq dhe sipas dëshmive nuk ka pasur asnjë infiermiere që mund ti vinte në ndihmë.
Rastet kur shqiptarët janë përballur me tragjedi të tilla duhet thënë se nuk janë të pakta mjafton të kujtojmë atë të të riut që nuk mundi as të hypte në avion.
Çfarë ndodhi sot:
Një 58 vjeçar ka gjetur vdekjen teksa vinte në atdhe gjatë udhëtimit të tij me traget. Ngjarja e rëndë është bërë e ditur mëngjesin e kësaj të premte. Sipas të dhënave 58 vjeçari ka ndërruar jetë në tragetin e linjës Bari-Durrës, dhe ngjarja është bërë e ditur në portin e Durrësit. Bëhet me dije se ai është shtetasi Isa Koni.
Mësohet se 58 vjeçari nga Maminasi është ndier keq në traget dhe ka kërkuar ndihmë por brenda pak minutash ka ndërruar jetë.
Pasagjerët thonë se 58 vjeçarit nuk i është dhënë ndihma e parë dhe se nuk kishte një staf mjekësor në traget.
Vdes në avion shqiptari që do të operohej nga zemra në Itali
Një shtetas shqiptar që udhëtonte nga Tirana për në Piza të Italisë ka humbur jetën në avion.
Sipas mediave italiane, shqiptari është 64-vjeçar. Ai po udhëtonte nga Tirana për në Pisa, pasi do të kryente një ndërhyrje në zemër.
Mirëpo, për fat të keq, gjatë udhëtimit pësoi një atak kardiak. Një mjek i Kryqit të Kuq që gjendej në avion bëri çmos që ta ndihmonte, mirëpo shqiptari humbi jetën në aeroportin e Ankonës.
37 vjeçari vdes para se të niset nga aeroporti
Një i ri ka vdekur përpara se aeroplani të nisej nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit.
Pasagjeri i ndjerë ka dashur të fluturoi me avioni nga Shkupi për në Zyrih, por vdiq para se aeroplani të nisej. Rasti u raportua menjëherë, dhe arsyeja përse vdiq tetovari 37 vjeçar ka mbetur ende mister.
Shqiptari vdes gjatë fluturimit, avioni kthehet pas
Një udhëtar i moshës 32-vjeçare ka ndërruar jetë gjatë një udhëtimi me avion nga Shkupi në Bazel të Zvicrës.
Siç e shohim edhe në pamjet filmike personeli i avionit ka bërë ç’ka mundur për të shpëtuar viktimën, por pa sukses.
Kur kanë zbritur në aeroportin e Shkupit, mjekët vetëm se kanë konstatuar vdekjen, por pa dhënë detaje tjera.
/AlpeNews.al





