• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRUAN ME PLUMB NË KOKË SHQIPTARIN/ Ja kush janë DY italianët që vranë 24 vjeçarin… (EMRAT)
Home
Breaking News

MASAKRUAN ME PLUMB NË KOKË SHQIPTARIN/ Ja kush janë DY italianët që vranë 24 vjeçarin… (EMRAT)

3 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Autorët e dyshuar të vrasjes së shqiptarit Viktorjan Pikacu janë dy italianë. Mediat fqinje shkruajnë se ata të dy u vetëdorëzuan mbrëmjen e së enjtes në polici.

Ata janë Domenico Manzi, 21 vjeç dhe Domenico Patruno, 29-vjeç, me precendentë të mëparshëm penalë. Sipas mediave italiane, dy të rinjtë janë nga provinca e Corato-s në Bari. Ata iu dorëzuan hetuesve pas disa orësh arrati.

Mbrëmjen e së mërkurës 24-vjeçari Picaku ndodhej në sheshin “Abbazia” të Coratos, kur autorët, të cilët lëviznin me motor, qëlluan në drejtim të tij duke i marrë jetën. Në vendngjarje kishte shumë njerëz, përfshirë fëmijë.

Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, mbeten mister. Autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë, përfshirë atë të një krimi pasioni.

Ky është edhe versioni i pretenduar nga familjarët e të riut me origjinë nga Mirdita, i cili kishte rreth një vit që jetonte në Itali.

Të afërm të viktimës rrëfyen të mërkurën së shkak për vrasjen e të riut ishte bërë një incident i ndodhur disa ditë më parë në Corato. Sipas tyre, Viktorjani kishte ndërhyrë për të mbrojtur një vajzë e cila po dhunohej nga një italian dhe në hakmarrje ai e qëlloi 24-vjeçarin për vdekje.

Familjarët hodhën poshtë aludimet për lidhje kriminale të të riut. Edhe mediat italiane, citojnë autoritetet italiane sipas të cilëve Picaku nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bayern lëshon një tjetër titullar, Boateng drejt United për 50 milionë stërlina
Previous article Dieta e duhur për linjë perfekte dhe lëkurë të xirë nga dielli

g.autor

Postime të ngjashme

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit Aktualitet

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

THYHET BOJKOTI NË UNIVERSITETE/ Studentët rikthehen në auditore pas më shumë se dy javësh Aktualitet

THYHET BOJKOTI NË UNIVERSITETE/ Studentët rikthehen në auditore pas më shumë se dy javësh

GRABITET ME ARMË BANKA TE KOMUNA E PARISIT/ Autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë Aktualitet

GRABITET ME ARMË BANKA TE KOMUNA E PARISIT/ Autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT