• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TURIZMI NË QYTETIN E BELSHIT: Ja çfarë do të gjejnë të huajt pas ndryshimeve të bëra…
Home
Media të Huaja

TURIZMI NË QYTETIN E BELSHIT: Ja çfarë do të gjejnë të huajt pas ndryshimeve të bëra…

3 August, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Turizmi në qarkun e Elbasanit është kthyer në një pikë të fortë për qytetarët, të cilët gjenerojnë të ardhura përmes tij. Belshi është një nga qytetet ku përpjekjet për të zhvilluar turizmin janë në rritje. Por pavarësisht kësaj bizneset vazhdojnë të hasin probleme në infrastrukturë. Zyrtarët bashkiakë thonë se po mundohen të rrisin investimet në këtë qytet. 

Turizmi mbetet një nga mjetet më të rëndesishme tëe qarkut Elbasanit përmes të cilit qytetarët gjenerojnë të ardhura. Në qytetin e Belshit ndonëse investimet janë fokusuar në qendrën e tij nëpërmjet platformës së Rilindjes Urbane, bizneset vendase mirëpresin turistë apo vizitorë çdo ditë.

I njohur për 84 liqenet karakteristike, Gradishta është një tjetër vend, i cili krahas pamjes piktorereske na njeh edhe me historinë e saj ku gërmimet arkelogjike dëshmojnë për vendbanim Ilir.

Albert Hysa, specialist projekti dhe turizmi pranë bashkisë Belsh na njeh me investimet dhe problematikat që has ky qytet në stinën e nxehtë.

Albert Hysa: “Kemi një interes të investitorëve që duan të investojnë në Belsh, psh në strukturën akomoduese.”

Por qytetarët kanë ndajnë një shqetësim sa i takon investimeve në qendrën e qytetit, pasi për ta ujërat e zeza derdhen në liqen.

Qytetari: “Po nuk mund të bëhet shtëpia, pa bërë banjon para.”

Investimi privat mbetet minimal pasi biznesmenët nuk afrohen për të krijuar hotele apo shtëpi pushimi. Por lidhja shpirtërore që ka Fatmir Manushi me Belshin, e ka rikthyer atë të ndërtojë një bujtinë të vogël me 3 dhoma, me një kapacitet të vogël pritës, por për të ndryshuar përditshmërinë në Seferan.

Fatmir Manushi: “Shndërrimi i atij ambienti gati gati familjar në një bujtinë që sot mikëpret mjaft njerëz nga gjithë trevat e Shqipërisë.”

Shefqet Hysa përgjegjës projektesh pranë Bashkisë shprehet se në Belsh vizitorët apo turistët do të gjejnë histori, kulturë, traditë ndaj duhet vizituar qoftë edhe një ditë pasi Belshi nuk ofron akomodim me kapacitet maximal.

Shefqet Hysa: “Krahas historisë, zona jonë shquhet për bukuri të rralla natyrore. Ka mbi 80 liqen me origjinë fundosëse.” 

Belshi ndodhet rreth 30 km larg larg rrugës së Elbasanit, në zemër të Shqipërisë dhe e bën atë një qytet të vizitueshëm nga të gjithë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË FSHATIN E PREFERUAR NGA "HAJDUTËT"/ Banorët në hall: Nuk kanë lënë asgjë, veç pllakave
Previous article TRENDI I 2018/ Këto janë 8 markat e çantave që Lori Hoxha adhuron: Nga Gucci deri tek... (FOTO)

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT