• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NË FSHATIN E PREFERUAR NGA “HAJDUTËT”/ Banorët në hall: Nuk kanë lënë asgjë, veç pllakave
Home
Breaking News

NË FSHATIN E PREFERUAR NGA “HAJDUTËT”/ Banorët në hall: Nuk kanë lënë asgjë, veç pllakave

3 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Fshati është braktisur dhe të shumtët janë në emigracion. Kurse hajdutët po zbrazin shtëpitë. Banorët e mbetur të Boboshticës, po ndihen çdo ditë dhe më të pasigurtë për pronën dhe jetën. Vjedhjet e banesave dhe bizneseve janë shpeshtuar, sidomos gjatë muajve të verës. Ato të emigrantëve sulmohen më tepër.

“Në një javë të vidhen katër shtëpi, kjo është një gjë”, tha një banore në Boboshticë.

Grabitja e shtëpisë së Dhimitër Jankos, familja e të cilit ndodhet në emigracion, ka frikësuar banorët. Hajdutët morën gjithçka, nga frigoriferi e lavatriçja, deri tek perdet dhe enët e kuzhinës. Banorët thonë se orenditë u ngarkuan në një maune dhe askush nuk i ndali. Katër denoncime u bënë vetëm javën e fundit.

“Shiko ç’bëhet. Me radhë i morën tashi. Nuk i lanë gjë, vetëm pllakat”, tha një banore.

Policia ende nuk ka rënë në gjurmë të autorëve dhe në këto kushte, banorët e Boboshticës po përpiqen të mbrohen sa të munden vetë nga hajdutët. Qentë roje nuk ju bëjnë punë sepse hajdutët i helmojnë.

“Po qentë i helmojnë ata. Këtu të kesh kamera. Vjen edhe policia ndonjëherë, por prapë…”, tha një banor tjetër.

Sa ju përket kamerave të sigurisë të instaluara kohët e fundit në banesa dhe biznese, ato as i kanë pakësuar vjedhjet dhe as nuk e kanë ndihmuar policinë të zbardhë ngjarjet, që po kthehen në shqetësim të përditshëm për fshatin, vetëm 7 kilometra larg Korçës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THIRRJET ANTISHQIPTARE/ Pesë persona merren në pyetje, në mesin e tyre dhe...
Previous article TURIZMI NË QYTETIN E BELSHIT: Ja çfarë do të gjejnë të huajt pas ndryshimeve të bëra...

g.autor

Postime të ngjashme

U DËNUA ME 15-VITE BURG/ Arrestohet në një lokal në Borsh Moisi Habilaj, shoqërohet nën masa të rrepta sigurie Aktualitet

U DËNUA ME 15-VITE BURG/ Arrestohet në një lokal në Borsh Moisi Habilaj, shoqërohet nën masa të rrepta sigurie

EKSTRADOHET NGA SPANJA DJALI I ISH-KRYEPOLICIT ERZEN BREÇANI/ Akuzohet për trafik droge me Ervin Matën, u kap nga përgjimet e SKY ECC Aktualitet

EKSTRADOHET NGA SPANJA DJALI I ISH-KRYEPOLICIT ERZEN BREÇANI/ Akuzohet për trafik droge me Ervin Matën, u kap nga përgjimet e SKY ECC

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT