Një ngjarje e rëndë ka përfshirë QSUT-në dhe opinionin publik të kryeqytetit. Humbja e parakohëshme e një 18 vjeçareje (shtetase shqiptare, me banim në Tiranë, në gjimnaz), emri i së cilës u zbulua për mediet që ishte Rasel Çarçani.
Raseli ishte vajza e cila u paraqit me datë 31 korrik në urgjencën e QSUT-së në gjendje të rëndë për jetën. E diagnostikuar me sëmundjen e meningjitit, Raseli nuk ia ka dalë të jetojë, duke u larguar nga jeta në mesnatën e datës 1 gusht (mëngjesin e datës 2).
Raportohet gjithashtu se simptomat e rrezikshme të sëmundjes kanë bërë që vajza të mos i mbijetojë dot ndërhyrjeve nga mjekët.
Shumë prej miqve të saj kanë shkruajtur mesazhe dhimbjeje duke shprehur ngushëllime familjes dhe jo vetëm.
/ALPENews.al



