• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SITA” E VETINGUT/ KPK jep vendimin për gjyqtarin Artur Malaj: Rikonfirmohet në detyrë
Home
Aktualitet
Drejtësi

“SITA” E VETINGUT/ KPK jep vendimin për gjyqtarin Artur Malaj: Rikonfirmohet në detyrë

3 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhene mesdten e sotme vendimin per Artur Malajn, gjyqtar i Gjykatës Administrative të Apelit prej korrikut të vitit 2013.

Ne seancen e sotme, KPK ka bere vleresimin ka njoftuar konfirmimin ne detyre.

Ai u perball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili përfaqësohet në këtë proces nga Genta Tafa (Bungo), Suela Zhegu dhe Pamela Qirko dhe kerkoi rikonfirmimin ne detyre.

Malaj ka zgjedhur te jete i pranishem vete ne salle, pa avokat. Sipas ILDKPKI nuk ka probleme.

Ai ka ne pronesi toke bujqesore ne Vlore me siperfaqe 2000 metra katrore. Toke ullishte me siperfaqe 3500 meter katrore, po ne Vlore, ne pronesi 50%. Ka nje apartament ne Tirane 106 meter katrore, blere per 55 mije euro, me garazh.

Ka marre kredi 5 mln leke ne banke. Nderkohe qe garazhi rezulton me siperfaqe 16 m2 blere ne vitin 2008, me 50% blere per 500 mije leke. Ne raport theksohet se ka probleme me kontratat e blerjes se shtepise, pasi parate jane paguar jashte noterit.

KPK thote se ka dyshime se gjyqtari eshte i perfshire ne afera korruptive. DSIK thote se ai eshte perfshire ne afera korruptive si kryetar i Gjykates se Vlores, duke favorizuar pale ne proces ne kembim te parave dhe favoreve.

KPK ka administruar dosjet e cituara si korruptive nga DSIK dhe ka dale ne perfundimin se raporti eshte i paplote dhe i pabazuar ne prova dhe fakte.

KARRIERA DHE SKEDA E PASURISË

Artur Malaj është gjyqtar i Gjykatës Administrative të Apelit prej korrikut të vitit 2013. Ai do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili përfaqësohet në këtë proces nga Genta Tafa (Bungo), Suela Zhegu dhe Pamela Qirko.

Artur Malaj ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Ai ka drejtuar Gjykatën e Vlorës nga viti 2004 deri në vitin 2013; kur u emërua nga presidenti i Republikës si gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit. Malaj ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Kolegjit Zgjedhor.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Artur Malaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Skeda e pasurisë së deklaruar e gjyqtarit Artur Malaj për vitet 2003-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Artur Malaj zotëronte një pasuri me vlerë 750 mijë lekë në vitin 2003-viti i parë i deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë. Referuar deklaratës së tij fillestare, ai kishte 4500 metër katrorë tokë të përfituar nga ligji 7501 dhe ai i kthimit dhe kompensimit të pronave, një automjet dhe 300 mijë lekë kursime në cash.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e gjyqtarit Malaj rezulton e rritur me 47 herë, duke kapur shifrën 35.5 milionë lekë. Pasuria familjare e zotit Malaj ndahet në 27.9 milionë lekë likujditete në bankë, 7.2 milionë lekë pasuri të paluajtshme dhe një automjet në vlerën e 300 mijë lekëve.

Për periudhën deklaruese 2003-2017, të ardhurat familjare të gjyqtarit Malaj janë 60.8 milionë lekë. Peshën kryesore të të ardhurave e zë aktiviteti i bashkëshortes si notere me 72.4 për qind të totalit. Paga si gjyqtar e subjektit të rivlerësimit zë vetëm 25.3 për qind ndërsa 0.3 për qind e totalit përbëhet nga të ardhurat e siguruara nga mësimdhënia.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, nga të cilat njëra prej tyre rezulton me probleme me një shumë të pambuluar prej 1.2 milionë lekësh.

Më konkretisht, në deklaratën e vitit 2014 bashkëshortja e zotit Malaj deklaron hapjen e një depozite bankare në shumën 90 704 euro. Burimi i deklaruar i kësaj depozite është pakësimi i kursimeve në cash ndër vite në vlerën 82 450 euro; por referuar deklarimeve periodike, kursimet në cash llogariten deri në atë moment në rreth 6 milionë lekë.

Gjithashtu, në vitet 2006, 2007 dhe 2008 bashkëshortja e subjektit deklaron likujditete në bankë nga të ardhurat e aktivitetit të saj si notere, por nuk ka shënuar në rubrikën përkatëse sa është fitimi neto nga këto të ardhura.

Për vitet 2005-2017, rezulton se familja Malaj ka siguruar më shumë se 44 milionë lekë të ardhura nga aktiviteti i noterisë.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sherr me thika në mes të rrugës, dy të plagosur dhe njërëz që vrapojnë (VIDEO)
Previous article "Chic" në zyrë si Amal Clooney/ Ja 10 ide veshje për në punë (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani Aktualitet

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani

ZJARR NË HEKAL TË BALLSHIT/ Digjen të mbjellat me ullinj, zjarrfikësit në terren Aktualitet

ZJARR NË HEKAL TË BALLSHIT/ Digjen të mbjellat me ullinj, zjarrfikësit në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT