Një rast arratie ka ndodhur mesditën e djeshme në Itali, teksa një shtetas shqiptar, me letra të Republikës Italiane është larguar nga qelia e tij në mënyrë të menjëhershme duke shfrytëzuar rrethanat e lirisë.
45 vjeçari, Robert Uku është shqiptari që do të vuante dënimin në burgun e Torinos deri në vitin 2022.
Uku punonte dymbëdhjetë orë në ditë në një fasoneri (program i burgjeve italiane për të angazhuar të burgosurit që silleshin mirë) ndërsa dymbëdhjetë orë të tjera i kalonte në burgim.
Por si ndodhi ngjarja e ARRATISË?
Redaksia e ALPENews.al ishte raportuese e këtij lajmi.
Sipas medieve italiane, Uku nuk është kthyer në qelinë e burgut pasi ka përfunduar turnin e tij dymbëdhjetë orësh, por ka ikur në shtëpinë e kunatit të tij, një egjiptian i pa identifikuar akoma nga mediet atje.
Ai ka tentuar që të dhunojë shtetasin, duke marrë një thikë dhe duke e kërcënuar disa herë atë.
Mes të dyve pati një sherr dhe shqiptari e plagosi kunatin me thikë e pas kësaj ia mbathi. I lënduari u dërgua në spital, ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të shqiptarit.
/ALPENews.al



