Dita e sotme ka qënë tragjike e ka tronditur vendin dhe opinionin publik. Thënë kjo, pasi bilanci i të vdekurëve e aksidenteve ka qënë në nëj numër me të madh se ditët normale.
Nisi me ekzekutimin e të riut shqiptar në Itali, vijoi me hedhjen nga pallati të bashkëshortes së gjyqtarit të Krimeve të Renda, Hallunaj, e u mbyll me aksident në vdekje në Shkodër.
Kronologjia e ngjarjeve:
1.Masakrohet në mes të sheshit 24 vjeçari shqiptar
Viktorian Picaku ishte i riu shqiptar i cili humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e djeshme në sheshin Abazzia pasi u qëllua me 4 plumba nga dy persona ende të paidentifikuar.
23-vjeçari jetonte në Corato prej një kohë të gjatë.
Të gjithë e përshkruajnë të riun shqiptar si një djalë punëtor e të qetë, të cilit ia morën jetën padrejtësisht në sheshin “Abbazia”.
Vendi ishte i mbushur me fëmijë, familjarë e të rinj kur ndodhi ngjarja. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin e vrasjes të së riut shqiptar.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:30, kur dy burra të veshur me të zeza të cilët udhëtonin me një motortip “Vespa” shtinë 4 herë me armë zjarri në drejtim të tij dhe e lanë të vdekur në vend.
Viktori ishte shënjestra e zgjedhur në mes të turmës. Ai mori një plumb në kokë, dy në këmbë e një tjetër e tejshpoi në mushkëri.
2.Bulqizë, makina del nga rruga. Një i moshuar humb jetën
Një aksident i rëndë ka ndodhur mengjesin e sotëm teksa një makinë ka dalë nga rruga në aksin rrugor Qafë Bualli – Krastë, në zonën e qytetit të Bulqizës.
Automjeti lëvizës (makinë, tipi “Land Rover”) ka humbur kontrollin dhe ka rënë në humnerë.
Një person rreth 60 vjeç (identiteti i të cilit nuk dihet akoma për mediet të cilat raportojnë) ka humbur jetën nga ky aksident.
Në makinën e rënë në kanal dyshohet se kanë qenë dy persona të paidentifikuar akoma nga mediat, si dhe një prej tyre 20 vjeç është nisur me helikopter drejtë Spitalit të Traumës në kryeqytet.
3.E zë korenti, vdes burri në Shkodër
Humb jetën një person në zonën e rrethinave në Shkodër.
Sipas të dhënave paraprake, Frrok Breg është ngjitur në shtyllë elektrike për të rilidhur energjinë elektrike të shkëputur nga OSHEE-ja.
Si pasojë e hedhjes së telit ai ka mbetur i vdekur në vend.
Ndonëse është tentuar që ti jepet ndihma e parë, çdo gjë ka qenë e kotë dhe ka gjetur vdekjen. Në një prenoncim më vonë motra e tij u shpreh se vëllai i saj kishte katër ditë që ia kishin prerë energjinë dhe sot po mundohej ta rilidhte.
4.Shpërthim me eksploziv banesës se emigrantit në Lezhë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zejmen në Lezhë ku ka pasur një shperthim me eksploziv në një banesë në Lezhë. Mësohet se ishte ne pronësi te emigranit Albert Hasani banues në Belgjikë.
Fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.
5.Aksident i rëndë në Kavajë, humb jetën 20 vjeçari
Një aksident i rënë ka ndodhur në Spille ku një motor ka dalë nga rruga. Mësohet se si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit Donald Agolli rreth 20 vjeç. Bashkë me të ndodhej edhe një vajzë e re që është në gjendje të rëndë.
Burimet bënë me dije se shpejtësia përtej normave ishte shkaku kryesor i aksidentit.
6.Hidhet nga pallati gruaja e gjyqtarit të Krimeve të Renda, Enkelejda Hallunaj
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme ku gruaja e gjyqtarit Dritan Hallunaj është vetëflijuar duke u hedhur nga ballkoni i pallatit ku banonte.
Viktima është Enklejda Hallunaj, me profesion stomatole, 37 vjeç dhe nëna e një vajze të vogël, vetëm 7 vjeçe.
Vdekja ishte e menjëhershme edhe pse policia deklaroi se ka ndodhur në orën 13:16 dhe lajmi u bë i ditur në 13:40. Duhet thënë se trupi i 37 vjeçares qendroi për një kohë relativisht të gjatë në vendngjarje.
Në dëshmitë e tyre fqinjët shprehen se dëgjuan një zhurmë aq të fortë sa nuk e menduan se do ishte një trup njeriu. Ata madje shtojnë se ishin terrorizuar kur kishin parë trupin e trurin të shpërndarë.
Menjëherë, media por jo vetëm, doli në konkluzionin se 37 vjeçarja vuante nga depresioni dhe se kishte vite që kurohej.
7.Vdes muratori shqiptar, bie në kontakt me energjinë
Zigur Bendaj, 48 vjeç nga Shqiperia dhe fqinji i tij italian, Marco Alfano, 56 vjeç, i cili kishte nxituar të shpëtonte mikun e tij pasi e pa të shtrire në toke, kane mbetur te dy te vdekur pasi i zuri korrenti.
Ngjarja ka ndodhur në Velletri, pranë Romës, ku sic raportojne mediat italiane, muratori shqiptar ishte duke montuar skelën para shtëpisë për të nisur punimet ditën e sotme.
Sipas hetimeve, shqiptari duke montuar skelën metalike ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke pasur më pas dhe shkarkim elektrik.
Për ta ndihmuar ka shkuar fqinji i tij, Marco Alfano, i cili edhe ai ka gjetur vdekjen nga shkarkimi elektrik.
Dy aksidente kanë ndodhur sot në Peshkopi, ku për pasojë një person humbi jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë. Rasti i parë ndodhi në aksin Shupenzë-Peshkopi, ku humbi jetën një 70-vjeçar.
Mësohet se ngjarja ndodhi pranë fshatit Vojnik. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti tip furgon ka përplasur këmbësorin, shtetasin me inicialet I.B., dhe për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë. Ndërkohë, një tjetër aksident është shënuar në Maqellarë pranë fshatit Grezhdan, ku shtetasi E.P, duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, ka përplasur këmbësorin shtetasin A.I, i cili po transportohet për ndihmë mjekësore në spital në gjendje të rëndë. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidenteve të jetë lagështia në rrugë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të rëna në orët e fundit.
9.I riu plagos 50 vjeçarin në Durrës se i ngacmonte gruan
Një 50-vjeçar është plagosur me thikë në afërsi të stadiumit “Niko Dovana” në qytetin e Durrësit mbrëmjen e kësaj të enjte. Mësohet se i plagosuri, i identifikuar si S.Dh, është gjetur nga kalimtarët e rastit në trotuar të shtrirë dhe të mbuluar nga gjaku. 50-vjeçari është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Ndërkohë policia identifikoi dhe arrestoi autorin e plagosjes, B.Xh, 36-vjeç, si dhe sekuestroi thikën. Burime nga policia e Durrësit thanë se shkak për ngjarjen ka qenë një sherr i dy personave. Autori i plagosjes mësohet të jetë shprehur përpara policisë se e plagosi 50-vjeçarin për shkak se ai i ngacmonte gruan.
10.Aksident me vdekje në Shkodër
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër – Koplik. Sipas raportimeve paraprake një person ka humbur jetën. Një automjet ka përplasur këmbësorin i cili po kalonte rrugën. Dyshohet se viktima, këmbësor, i ka prerë rrugën një mjeti i cili e ka përplasur për vdekje.
Këmbësori është përplasur nga një mjet tip “Benz” me targa SH 6616 D. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Shtoji.
Përgatiti: AlpeNews.al











