• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDODH NË KORÇË/ I kërkoi para të vizitonte djalin, burri nga Korça nxehet keq me gruan. DHUNON atë dhe kunatin
Home
Breaking News

NDODH NË KORÇË/ I kërkoi para të vizitonte djalin, burri nga Korça nxehet keq me gruan. DHUNON atë dhe kunatin

2 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dhunoi gruan, djalin dhe kunatin, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Andrea Potka, banues në fshatin Dërsnik të Korçës pas denoncimit të bërë në Polici për ushtrim dhune në familje.

41- vjeçari Potka në gjendje të dehur dyshohet se ka ushtruar dhunë fillimisht ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas dhe ndaj kunatit dhe djalit të tij 16 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së martës në fshatin Dërsnik, rreth 14 km larg qytetit të Korçës. Sipas të dhënave të Policisë, Andrea Potka, pasi është kthyer në shtëpi në gjendje të dehur, ka nisur të debatojë dhe ushtrojë dhunë mbi bashkëshorten e tij 37-vjeçare. Ndërkohë që shihte prindërit, duke debatuar me tone të larta, vajza 18-vjeçare e çiftit i ka telefonuar dajës së saj për ndihmë.

Pak minuta më pas, edhe kunati është përballur me dhunë nga ana e 41- vjeçarit, duke e bërë situatën akoma edhe më të rëndë. Madje, Andrea Potka nuk ka kursyer as djalin e tij 16-vjeçar, i cili gjithashtu ka ndërhyrë që të shpëtonte të ëmën.

Zanafilla e kësaj ngjarje, sipas të dhënave të Policisë, është bërë kërkesa e bashkëshortes ndaj burrit të saj për një shumë të vogël parash për të dërguar djalin në spital për kontroll mjekësor. Një gjë e tillë ka nervozuar 41- vjeçarin, i cili kur është kthyer në banesë ka reaguar dhunshëm ndaj së shoqes V.Potka, teksa ajo ndodhej vetëm me vajzën 18-vjeçare.

Më pas, në banesë ka mbërritur edhe djali, i cili nuk ka mundur ta përballonte i vetëm agresionin e të atit, çka më pas vajza e madhe ka lajmëruar dajën e saj. “Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: Andrea Potka, 41 vjeç, banues në fshatin Dërsnik-Korçë.

Pasi dyshohet se në banesë, ky shtetas në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases V.P, 37 vjeçe, banuese në Dërsnik, kunatit shtetasit D.B, 23 vjeç, banues në Panarit, si edhe djalit të tij shtetasit D.P. 16 vjeç, banues në Dërsnik”, bën të ditur Policia. Çështja i ka kaluar Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Dhuna në familje”. DH.Ç

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SI NJË DEMON"/ Gigi Hadid i habit të gjithë me kopertinën e fundit... (FOTO
Previous article ANALIZA/ Ideja e Thaçit për ndryshim kufijsh të Kosovës, i vë zjarrin "barutit ballkanik"

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË SHBA/ Familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’ Aktualitet

TRAGJEDIA NË SHBA/ Familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’

NGA PASTRIMI I PARAVE, TE TENDERAT E AKSHI-t/ Jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin Aktualitet

NGA PASTRIMI I PARAVE, TE TENDERAT E AKSHI-t/ Jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin

NGA SATELITËT TE DRONËT/ Shqipëria po kërkon teknologji të reja për të parë dhe parandaluar rreziqet, përfshi dhe zjarret Aktualitet

NGA SATELITËT TE DRONËT/ Shqipëria po kërkon teknologji të reja për të parë dhe parandaluar rreziqet, përfshi dhe zjarret

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT