Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme ku gruaja e gjyqtarit Dritan Hallunaj është vetëflijuar duke u hedhur nga ballkoni i pallatit ku banonte.
Viktima është Enklejda Hallunaj, me profesion stomatole, 37 vjeç dhe nëna e një vajze të vogël, vetëm 7 vjeçe.
Vdekja ishte e menjëhershme edhe pse policia deklaroi se ka ndodhur në orën 13:16 dhe lajmi u bë i ditur në 13:40. Duhet thënë se trupi i 37 vjeçares qendroi për një kohë relativisht të gjatë në vendngjarje.
Në dëshmitë e tyre fqinjët shprehen se dëgjuan një zhurmë aq të fortë sa nuk e menduan se do ishte një trup njeriu. Ata madje shtojnë se ishin terrorizuar kur kishin parë trupin e trurin të shpërndarë.
Menjëherë, media por jo vetëm, doli në konkluzionin se 37 vjeçarja vuante nga depresioni dhe se kishte vite që kurohej.
Këtij dyshimi më vonë, iu shtua dhe fakti se Enkelejda u gjet me ilaçet e depresionit në dorë. Misteri qendron në faktin se, nëse 37 vjeçarja punonte pranë ASHR siç edhe u bë e ditur, po kurohej nga kjo semundje nëse kishte vite që e kishte apo është vetëm alibia e parë derisa të dalë një deklaratë zyrtare?
Kujtojmë se bashkëshorti Hallunaj, në momentin e ngjarjes ishte duke dërguar vajzën në Shkodër tek prindërit, dhe menjëherë është kthyer nga rruga.
Një ditë më parë gjyqtari i Krimeve të Renda kaloi testin e vështirë të Vettingut.
/AlpeNews.al


