Një 70 vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme, pasi është përplasur për vdekje nga një makinë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë fshatit Vojnik Në Dibër. 70 vjeçari, I.B ka qenë duke kaluar rrugën, ndërsa është përplasur për vdekje nga makina.
I Moshuari ka humbur jetën menjëherë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat bëjnë me dije se shkak për aksidentin mund të jetë lagështira në rrugë.
Njoftimi i plotë
Informacion paraprak
Në aksin rrugorë Shupenzë-Peshkopi, pranë fshatit Vojnik, shtetasi J.K, duke drejtuar automjetin tip furgon ka përplasur këmbësorin shtetasin I.B. rreth 70 vjeç i cili ka humbur jetën.
Pranë fshatit Grezhdan, Maqellarë, shtetasi E.P, duke drejtuar automjetin tip Benz, ka përplasur këmbësorin shtetasin A.I, i cili po transportohet për ndihmë mjekësore në spital në gjendje të rëndë.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidenteve të jetë lagështia në rrugë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të rëna në orët e fundit.
Grupet hetimore ndodhen në dy vend ngjarjet ku kanë ndodhur aksidentet dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të tyre.
Policia e Dibrës ju lutet të gjithë drejtuesëve të automjeteve të repektojnë normat e shpejtësisë dhe rregullat e qarkullimit rrugor, të mos bëhen burim aksidenti për veten e tyre dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës.


