• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I TË RIUT SHQIPTAR/ Familjarët: I bënë atentat sepse mbrojti një vajzë që…
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I TË RIUT SHQIPTAR/ Familjarët: I bënë atentat sepse mbrojti një vajzë që…

2 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Të afërmit e Viktorjan Picakut, të riut 24-vjeçar që u ekzekutua me armë mbrëmjen e së mërkurës në Bari të Italisë, dyshojnë se pas kësaj ngjarjeje të rëndë fshihet një italian.

Për tvklan, ata rrëfejnë se pak ditë më parë, Viktorjani kishte ndërhyrë për të mbrojtur një vajzë, e cila po dhunohej nga një italian.

Familjarët thonë se 24-vjeçari ishte gjendur aty rastësisht dhe kishte ndërhyrë për të shpëtuar të renë.

Por kjo, gjithnjë sipas familjarëve të viktimës, duket se nuk është pranuar nga italiani, i cili mbrëmjen e së mërkurës mori hak ndaj të riut, duke i marrë atij jetën.

Të afërmit e 24-vjeçarit thonë gjithashtu se kanë mësuar se një prej autorëve është vetëdorëzuar në polici, ndërsa tjetri është ende në kërkim.

Dy ishin personat që e qëlluan me dy plumba të riun me origjinë nga Mirdita. Ngjarja ndodhi në një shesh të mbushur me njerëz, përfshirë edhe fëmijë, në Corato të Barit.

Ata e qëlluan Viktorjan Picakun në kraharor dhe kokë, duke i marrë jetën.

Siç raportojnë edhe mediat italiane, në mesin e pistave të hetimit nga autoritetet atje, është edhe ajo e xhelozisë.

“Viktori nuk rezulton person me precedentë penalë dhe punonte në arë. Karabinierët e Trani, që po drejtojnë hetimet, nuk përjashtojnë asnjë pistë, megjithatë kryesorja është ajo e vrasjes për shkak të një vajze”, shkruan media lokale Coratoviva.it.

Autoritetet kanë sekuestruar kamerat e sigurisë që ndodheshin në zonë, ndërsa gjatë natës janë marrë në pyetje disa persona, përfshirë miq e familjarë të viktimës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRTHEN BUFFON/ Portieri na tregon një tjetër dhunti, argëtohet Neymar (VIDEO)
Previous article RRËFIMI/ Pjetër Arbnori: Në birucat e Burrelit ku shfrytëzoheshim për të përkthyer libra për krerët e regjimit

F.autor

Postime të ngjashme

"NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen Aktualitet

"NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë Aktualitet

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit Aktualitet

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT