Bashkëshortja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj, Enkelejda Hallunaj me profesion dentiste është vetëvrarë duke u hedhur nga një pallat në rrugën “Nikolla Tupe” në kryeqytet. Burime konfirmuan se ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:16, ndërkohë që sinjalizimet e para për ngjarjen u dhanë rreth orës 13 e 40.
Ngjarja ndodh një ditë pasi bashkëshorti i saj kaloi testin e vështirë të Vettingut.
Nuk dihet ende shkaku kryesor i ngjarjes por burimet bëjnë me dije se bashkëshortja e Hallunajt ka shfaqur shenja depresioni pak para se të ndërmerrte aktin e rëndë.
Në vendngjarje kanë nisur hetimet e para, ndërsa mësohet se ndodhet edhe i ati i dentistes së vetëvrarë.


