• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Duka kritikon Bashën: Tani duhen reagime të forta dhe kolegjiale, pres përfshirje nga…
Home
Shqipëri

Duka kritikon Bashën: Tani duhen reagime të forta dhe kolegjiale, pres përfshirje nga…

25 November, 2017 F.autor Politikë, Shqipëri

Flet kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka

Z. Duka këtë javë dolën disa fotografi të një dreke midis jush, z. Blushi dhe z. Shehi, dhe njëkohësisht këtë javë u përfol për një pol të tretë në politikën shqiptare. A jeni duke themeluar një lëvizje politike bashkë me kolegët tuaj?

Dreka me Benin dhe Dashin ishte një takim midis miqsh në të cilën u fol për shumëçka, natyrisht edhe për aktualitetin politik dhe të ardhmen e forcave politike jo parlamentare. Duhet të them se nuk jemi duke përgatitur një pol të tretë, por jemi duke vlerësuar me kujdes dinamikat politike dhe mbi të gjitha jemi duke vlerësuar ngritjen e një platforme për t’i dhënë zgjidhje përfaqësimit të partive të vogla në zgjedhjet e ardhshme. Kjo temë nuk shqetëson vetëm ne si përfaqësues politik të partive të ashtuquajtura të vogla, por edhe atë pjesë të elektoratit që nuk identifikohet tek dy forcat kryesore dhe që gjejnë tek Partia Agrare Ambientaliste, dhe forcat e tjera, atë hapësirë për të shprehur shqetësimet e tyre politike, sociale dhe ekonomike. Ne do të kërkojmë një zgjidhje të drejtë për përfaqësimin e të gjitha partive politike, dhe nuk do të tolerojmë që kodi zgjedhor të vijojë të jetë ndëshkues ndaj partive të vogla dhe zgjedhësve tanë. Përpos kësaj, ndamë edhe shumë shqetësime nga zhvillimet aktuale që kanë cënuar rëndë kredibilitetin e mazhorancës. Si kryetarë partish, por edhe si qytetarë, jemi të indinjuar nga faktet që po godasin çdo ditë opinionin publik. Nëse në 2013 u fol për “aleancën e qelbësirave”, unë do ta quaja bashkimin dhe diskutimet tona si “aleancën e njerëzve të thjeshtë” që duan të mirën e Shqipërisë; dhe më besoni janë shumë si ne. Duke biseduar me njëri tjetrin zbuluam se nuk na ka humbur dëshira për të luftuar për atë që ne mendojmë se është e drejtë. Indinjatën tonë, si njerëz të politikës, por edhe si qytetarë dhe prindër të shqetësuar për të ardhmen e këtij vendi, do ta kthejmë në energji për t’i bërë oponencë një qeverie që ka dhënë shenja shqetësuese papërgjegjshmërie dhe ilegjitimiteti.

Kryetari i Partisë Demokratike ka deklaruar, po këtë javë, se ka një hetim ndërkombëtarë në të cilin përfshihet krye bashkiaku i Durrësit, i cili sipas Bashës është përgjuar duke biseduar me eksponent të botës së krimit. Keni ndonjë koment mbi këtë?

Dy vjet më parë, përgjime të paligjshme të zbuluara nga LDSM në Maqedoni, sollën rrëzimin e Gruevskit. Një politikan që ishte i freskët në fitoren e një mandati të tretë dhe me maxhorancë të konsoliduar, por gjithsesi nuk ia doli ta përballonte skandalin. Sot duket se edhe në Shqipëri jemi përballë një skenari të ngjashëm. Personalisht nuk jam aspak i surprizuar nga asnjë nga skandalet që po godasin këtë mazhorancë; nuk po ndodhë gjë tjetër veçse faktimi i akuzave që ne kemi ngritur tanimë prej vitesh. Moralisht jemi përballë një pushteti jo-legjitim. Unë nuk kam nevojë të pres fundin e hetimeve apo ardhjen e dosjeve të tjera nga partnerët ndërkombëtarë. Kam qenë dëshmitar i çdo shkelje që është bërë më votën në Durrës, por edhe në Kolonjë. Tani, si opozitë, duhet të kemi pjekurinë dhe aftësinë që t’ju shpjegojmë qytetarëve, se këto nuk janë rastësi, dhe as raste të izoluara, por një goditje e zgjedhjeve që dëmton çdo individ. Një qeveri e ardhur në pushtet në këtë mënyrë nuk ka asnjë marrëdhënie besimi me qytetarët, por vetëm me ata që e mbështetën për të fituar më çdo kusht. Pra qytetarët mos të habiten më me arrogancë, mospërfillje, dhe indiferencën ndaj çështjeve të zhvillimit ekonomik, bujqësisë apo drejtësisë; nëse do të qëndrojnë indiferent ndaj këtyre zhvillimeve, ky do të jetë normaliteti ynë politik.

A keni komunikuar me Bashën mbi këtë çështje? Cilat do të jenë reagimet e opozitës?

Me z. Basha jam në komunikim të vazhdueshëm dhe po ndjek nga afër zhvillimet. Gjithsesi pres nga Partia Demokratike një përfshirje më të gjerë të aleatëve të saj në këtë fazë delikate. Përfshirja e partive, parlamentare dhe jo-parlamentare, do të ndihmonte opozitën në komunikimin me qytetarët dhe me shtrëngimin e rradhëve midis aleatëve. Në këtë moment duhen reagime të forta dhe kolegjiale.

Këto pohime tingëllojnë mjaft kritike, a po ndryshoni opinion mbi rreshtimin e PAA-së në kampin opozitar?

Këto nuk janë kritika, janë thjesht sugjerime për një aksion opozitar më efektiv. Partia Agrare Ambientaliste është në opozitë jo sepse rreshtohet në krah të PD-së, por sepse është në opozitë me këtë mazhorancë; me mënyrën sesi kjo mazhorancë ka ardhur në pushtet, me vizionin e kësaj mazhorance për ambientin dhe mbi të gjitha për bujqësinë. Partia Agrare Ambientaliste do të vijojë betejën që ka nisur kundër kësaj mazhorance të papërgjegjshme. Gjithashtu do të vijojmë të mbajmë lartë kërkesat e partive të vogla; jo vetëm në kërkim të një përfaqësimi më të drejtë dhe të një ligji elektoral më të barabartë për të gjitha forcat politike, por për të qenë një alternativë për ata qytetarë që nuk ndihen të përfaqësuar nga partitë e mëdha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Gazetarja-ministrit: Mos u bëni i paedukatë, ju bëra një pyetje
Previous article FOTO/ Lori sapo na zhgënjeu, sandalet i vesh me çorape dhe duket...

F.autor

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT