• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIONI PËR KANABISIN/ Pranvera e lagësht “FAVORIZOI” mbjelljen, problem mbetet jugu i vendit (DETAJET)
Home
Sociale

AKSIONI PËR KANABISIN/ Pranvera e lagësht “FAVORIZOI” mbjelljen, problem mbetet jugu i vendit (DETAJET)

2 August, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Duket se hija e mbjelljes së lëndëve narkotike, kanibis stativa është rikthyer në sfidë për policinë. Kjo pasi pranvera e lagësht ka favorizuar kultivuesit për të mbjellë “bimën e re”. Megjithatë, problem mbetet jugu i vendet ku vetëm në 2 javët e fundit janë asgjesuar përmes djegies 2508 rrënjë kanabis stativa.

Për një pasqyrim mbi aksionet për zhdukjen e parcelave të reja po ju sjellim disa nga aksionet më të fundit nga Policia e Shtetit:

Data 02/08/2018/ Policia e Shkodrës ka sekuestruar një sasi prej një parcele me lëndë narkotike të mbjellura me rrënjë “Cannabis Sativa” (270 të tilla).
Blutë e qytetit veriperëndimor raportojnë se në parcelën e mbjellë gjendeshin rreth 270 rrënjë, ndërsa lokalizimi i tyre u bë tek zona e “Shkambit të Zanave”.

Data 01/08/2018/ Policia e qarkut të Gjirokastrës vijon operacionet anti-kanabis. E ndërsa dje u asgjësuan në Përmet mbi një mijë rrënjë kanabis, sot janë gjetur 344 rrënjë të tjera në Tepelenë.

Data 31/07/2018/Plot 853 fidanë kanabis janë zbuluar nga policia e Gjirokastrës në fshatin Sukë të Këlcyrës. Policia bën me dije se droga ishte mbjellë në një zonë të pyllëzuar. Pas marrjes së informacionit në rrugë operative, u bë i mundur zbulimi i farishtes dhe më pas asgjësimi i bimëve.

Data 28/07/2018/ Policia e Mallakastrës ka arrestuar tre persona pasi dyshohet se janë autorë të kultivimit të 764 bimeve narkotike përgjatë përroit të fshatit Mushonjë.

Data 24/07/2018/ Në fshatin Maricaj Memaliaj është zbuluar një parcelë me 277 rrënjë kanabis sativa. Policia thotë se droga ishte mbjellë në një zonë të pyllëzuar, për të mos rënë në sy. Lënda narkotike u asgjesua në vend me anë të djegies, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shifrat janë gjithjë e në rënie krahasuar me të njëjten periudhë të një viti më parë. Por duket se problem mbeten zonat e thella ku kontrolli nga policia bëhet edhe më i vështirë. Duhet thënë se me aksionet intensive është zhdukur fenomeni i financimit të parcelave nga kontrabandistët.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DESTINACIONI I DITËS/ Pogradeci i ADHURUESHËM. Turistët të "fiksuar" mbas liqenit dhe... (FOTO)
Previous article "MË KANË VËNË TRITOL NË MAKINË"/ Zbardhet dëshmia e vlonjatit që alarmoi policinë

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN POGRADEC-LIN/ Ndërron jetë një person! Shkon në 4 numri i të plagosurve (PAMJET) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN POGRADEC-LIN/ Ndërron jetë një person! Shkon në 4 numri i të plagosurve (PAMJET)

HUMBI JETËN NJË I MITUR/ Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës Aktualitet

HUMBI JETËN NJË I MITUR/ Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar Aktualitet

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT