• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË KANË VËNË TRITOL NË MAKINË”/ Zbardhet dëshmia e vlonjatit që alarmoi policinë
Home
Breaking News

“MË KANË VËNË TRITOL NË MAKINË”/ Zbardhet dëshmia e vlonjatit që alarmoi policinë

2 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pronari i makinës “BMW” me targa AA 895 TX, Gazmir Merkaj, çoi në këmbë Policinë e Fierit, atë të Vlorës dhe forcat xheniere të ardhura që nga Tirana, pasi dyshohet se ai kreu një dëshmi të rreme për një sasi lënde plasëse që i kishin vendosur në automjetin e tij.

makina

Në fakt, alarmi u dha prej tij pasi u arrestua nga Policia e Fierit. Kjo e fundit kreu një kontroll rutinë teksa Merkaj po lëvizte me një tjetër mjet dhe i gjeti një armë të cilën e mbante pa leje.

Dyshohet se për të justifikuar armën, ai sajoi sikur i kishin vënë lëndë eksplozive në makinë dhe se ai armën e mbante për siguri duke qenë se kohët e fundit ndihej i kërcënuar.

ARRESTIMI

Sipas të dhënave nga grupi i hetimit, Gazmir Merkaj, person me precedentë të mëparshëm penalë pasi ka kryer një dënim për grabitje, është ndaluar në orët e vona të së martës nga Policia e Fierit. Blutë kanë kryer një kontroll në automjetin e vlonjatit dhe kanë gjetur një armë, e cila nga verifikimi ka rezultuar pa leje.

Fillimisht ai ka këmbëngulur se e mbante për vetëmbrojtje armën, pasi kohët e fundit ndihej i rrezikuar, por pa specifikuar më tej ndonjë konflikt të mundshëm apo emra konkretë prej të cilëve trembej.

Pasi ka qëndruar për disa orë në Polici me shpresën se do të lirohej, ai ka vënë në alarm efektivët teksa këta të fundit i kanë komunikuar ndalimin për armëmbajtje.

“Isha nisur për të bërë denoncimin në Polici pasi makinës time që është e parkuar në lagjen ‘Kushtrimi’, afër Drejtorisë së Policisë së Vlorës i kanë vendosur lëndë plasëse”, është shprehur Merkaj para efektivëve të Policisë së Fierit.

Sipas tij, ai ka pasur frikë për jetën e tij dhe për shkak të dyshimeve se edhe në shtëpi mund t’i kenë hyrë persona të panjohur, në momentet kur ai nuk ndodhej në banesë, e kanë detyruar atë që pak ditë më parë të ndërronte edhe bravën e derës.

Merkaj ka theksuar se armën e mbante për vetëmbrojtje, ndërsa në Fier kishte mbërritur pikërisht për të kryer denoncimin rreth dyshimeve mbi lëndën eksplozive në makinën e tij. Pyetur nga Policia se përse nuk e kishte bërë denoncimin në Vlorë, Merkaj ka deklaruar se nuk e kishte kryer për arsye sigurie, por pa qartësuar më shumë rreth këtij fakti.

ALARMI

Menjëherë pas denoncimit të kryer, Policia e Fierit ka vënë në dijeni atë të Vlorës në lidhje me dyshimin e vendosjes së një sasie tritoli në një mjet të parkuar afër kësaj drejtorie. Blutë kanë bllokuar gjithë zonën dhe nuk kanë ndërhyrë deri në momentin që kanë mbërritur nga Tirana ekspertët xhenierë, ndërsa kanë rrethuar edhe perimetrin e sigurisë.

Këta të fundit kanë kryer kontroll dhe ka rezultuar se mjeti ishte i pastër dhe se alarmi i dhënë kishte qenë i rremë. Për këtë arsye, Policia e Fierit ka ngritur veç akuzës së armëmbajtjes, edhe atë të kallëzimit të rremë ndaj të ndaluarit Gazmir Merkaj. Mësohet se Merkaj jetonte në një banesë me qira në afërsi të Drejtorisë së Policisë së Vlorës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIONI PËR KANABISIN/ Pranvera e lagësht "FAVORIZOI" mbjelljen, problem mbetet jugu i vendit (DETAJET)
Previous article MBARËVAJTJA E SEZONIT VEROR/ Loka: Policia me masa të përforcuara sigurie në zonat turistike

F.autor

Postime të ngjashme

U VETËVRA ME ARMËN E SHËRBIMIT/ Ky është polici që u gjet i vdekur në Tiranë (EMRI-FOTO) Aktualitet

U VETËVRA ME ARMËN E SHËRBIMIT/ Ky është polici që u gjet i vdekur në Tiranë (EMRI-FOTO)

SHËRBENTE SI FURNIZUES I HEROINËS/ Arrestohet 48-vjeçari në Kurbin. Në banesë i gjenden 144 bimë kanabisi Aktualitet

SHËRBENTE SI FURNIZUES I HEROINËS/ Arrestohet 48-vjeçari në Kurbin. Në banesë i gjenden 144 bimë kanabisi

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN POGRADEC-LIN/ Ndërron jetë një person! Shkon në 4 numri i të plagosurve (PAMJET) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN POGRADEC-LIN/ Ndërron jetë një person! Shkon në 4 numri i të plagosurve (PAMJET)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT