Është mbajtur dje paradite seanca gjyqësore tek Gjykata e “Krimeve të Rënda” për të akuzuarin e shpërthimit të banesës së Xhelal Daçit, Vilson Brahaj, 23 vjeç nga qyteti i Kukësit.
Ndaj Brahajt u vendos masa e arrestit me burg.
Ndërsa në deklaratën e bërë në gjyq, Brahaj ka shpjeguar të gjithë situatën (e ndryshuar totalisht nga ajo që është projektuar nga dosja e 23 vjeçarit).
Shokut tim (porositësit) i thashë që do ta vendos unë masën e tritolit (500 gramë masë eksplozive).
Nuk e dija që do të ndodhte kështu, lajmin e mora vesh vetëm kur doli në televizor. Nuk e dija se kisha bërë gjë të gabuar.
Unë u premtova se do paguhesha 5000 (pesëmijë) euro për këtë punë që kam kryer. Ai më tha se e donte këtë gjë që të përfitonte azil diku jashtë vendit, dhe se kjo ngjarje nuk ka të bëjë realisht me konfliktin e hakmarrjes mes fiseve Daçi dhe Kolovari. Djali që më dha urdhërin (porosinë) dhe 1500 eurot më tha se ishte diku tek 25 (njëzetëepesë) vjeç, dhe se banon në një lagje të Bathores.
Këtij të fundit i kërkova 5000 euro, kurse 1500 euro i mora në dorë. E bëra kur nuk e dija që këto familje janë në gjak.
Të nesërmen e mora në telefon, lekët s’mi dha. I thashë më fute në gjak me të tjerët. Të nesërmen i doli telefoni i fikur. E kam bërë për hall zoti gjyqtar. Unë jam banor në Kamëz shtëpia që e vura eshte në Bathore. E mora vesh në lajme çfarë kisha bërë.
/ALPENews.al


