• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZAT SHENGEN/ BE pritet të vendosë rregulla të reja për Ballkanin
Home
Botë

VIZAT SHENGEN/ BE pritet të vendosë rregulla të reja për Ballkanin

19 October, 2017 Redaktor2 Botë

Shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor në të ardhmen për udhëtime në hapësirën Shëngen pritet që paraprakisht të kërkojnë miratim nga shërbimet përkatëse të Bashkimit Evropian.

Ata do të jenë të obliguar që ta bëjnë këtë, pavarësisht se edhe më tej do të jenë të liruar nga vendosja e vizave, transmetojnë mediat serbe.

Komiteti për liri qytetare i Parlamentit Evropian ka bërë të ditur se e gjithë procedura është “komplekse” dhe se sistemi, nëse miratohet, do të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2020.

Miratimi për vizë do të kërkojë përmbushjen e formularëve elektronikë dhe përgjigjja e BE-së do të arrijë në afat më së largu 72 orë, por për ata të cilët konsiderohen si të rrezikshëm për sigurinë e BE-së do të refuzohet leja për udhëtim, thuhet në propozimin për vendosjen e sistemit të ri evropian për udhëtime (ETIAS).  Sipas propozimit, qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve tjera, për të cilët nuk janë të nevojshme vizat për udhëtim në hapësirën Shëngen, duhet të paguajnë për verifikim 10 euro, por ky shpenzim do të mbulojë periudhën për udhëtim brenda tri vjetësh, përkatësisht derisa të kenë vlefshmëri në pasaportë.

Përfaqësuesja për media e LIBE Estefania Narilos tha për agjencinë e lajmeve serbe Beta, se e gjithë procedura në Parlamentin Evropian pritet të përfundojë deri kah fundi i vitit, ndërsa për sistemin ETIAS vendimin përfundimtar do ta marrë Këshilli i Ministrave të BE-së.

Sipas saj, sistemi mund të hyjë në fuqi me siguri në fillim të vitit 2020.

Qytetarët e Ballkanit Perëndimor, të cilët dëshirojnë që të marrin viza për hapësirën Shëngen, BE më herët do të kërkojë miratim përmes rrugës së formularit elektronik, në të cilin, përveç të dhënave personale dhe atyre mbi pasaportën, duhet të japin edhe adresën e qëndrimit në BE, të dhënat e atjeshme për kontakt dhe vendin hyrës në BE.

“Formulari elektronik me kërkesën e personave që të udhëtojnë pa viza në zonën Shëngen do të verifikohet automatikisht në bazën e të dhënave të BE-së, përfshirë edhe sistemin e informacionit Shëngen, sistemin e hyrjeve-daljeve, si dhe përmes bazës së policisë evropiane Evropol dhe Interpol, për të parë nëse dokumenti i udhëtimit është i humbur, vjedhur, ose nëse për personin është dhënë urdhri për arrest”, thuhet në arsyetimin e propozimit për ETIAS.  “Nëse kërkuesit i refuzohet viza, ai do të njoftohet për arsyet dhe do të ketë të drejtën e ankesës, përfshirë edhe atë përmes gjyqit”, thuhet më tej në propozim.

Komisioni Evropian ka njoftuar se deri më tash janë 60 vende, për qytetarët e të cilave nuk janë të nevojshme vizat për hyrje në BE, ndërsa pritet që në kufijtë e Shëngenit në vitin 2020 të kalojnë mbi 39 milionë të huaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tahiri tregon bisedën e fundit me Edi Ramën (përmend edhe Metën)
Previous article ERVIN QAFMOLLA: Islami, pengesë estetike ndaj 'Iliridës' imagjinare

Redaktor2

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT