• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PO LUANTE POR…”/ Fëmijët që shpëtuan MREKULLISHT pas rënies nga lartësia dhe rastet TRAGJIKE ku humbën jetën (FOTO)
Home
Sociale

“PO LUANTE POR…”/ Fëmijët që shpëtuan MREKULLISHT pas rënies nga lartësia dhe rastet TRAGJIKE ku humbën jetën (FOTO)

1 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Fëmijët janë pdyshim qeniet më të pafajshme në botë, e si të tillë kanë nevojë për kujdesin maksimal derisa të arrijnë në një moshë pjekurie.
Një ngjarje është shenuar sot në Kukës ku një 4 vjeçar ka rënë nga kati i dytë teksa po luante. Një ditë më parë një dy vjeçar në Durrës po ashtu. Fatmirësisht në të dyja rastet fëmijët ndodhen në gjendje të mirë, por jo gjithmnë ka ndodhur kështu.

Çfarë ndodhi sot:

Një fëmijë i vogël, duket  ka shpëtuar vëmendjes së të afërmve dhe ndërsa luante në parmakun e dritares së shtëpisë, ka rënë nga kati i dytë.

Për pasojë, është dërguar për ndihmë në spitalin Kukësit dhe prej andej në Spitalin e Traumave në Tiranë.

Komisariati i Policisë Kukës

Më datë 31. 07. 2018, u referuan  materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për ngjarje aksidentale, pasi në lagjen nr. 7 Kukës, i mituri O. M, vjeç 2, banues në lagjen nr. 7, duke luajtur në parmakun e dritares së banesës në katin e dytë, është rrëzuar duke rënë në tokë, e dëmtuar në pjesën e kokës, pas marrjes së mjekimit të parë në spitalin Rajonal Kukës, është transportuar në Spitalin Ushtarak Tiranë.

Një ditë më parë:

Një ngjarje aksidentale e pazakontë ka ndodhur në qytetin Durrësit. Një fëmijë 4-vjeçar i cili ka qenë duke luajtur mbi divanin shtëpisë, në një moment, pas një kërcimi, ka dalë nga dritarja dhe ka rënë nga kati i tretë i pallatit.

Pas kësaj ai u dërgua dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 29. 07. 2018, në lagjen nr. 12, shtetasi i mitur M. P. vjeç 4, duke luajtur në divanin e banesës së tij, në katin e tretë të pallatit, aksidentalisht ka rënë nga dritarja, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës për ngjarje aksidentale.

Raste të mëparshme:

Në Tiranë, një fëmijë vetëm 3 vjeç ka gjetur vdekjen pasi kishte rënë nga krevati ku flinte.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në fshatin Mushqetë të Tiranës. Kanë qenë prindërit që kanë gjetur fëmijën me inicialet S. V., në tokë dhe të pajetë.

Tronditja për ta ka qenë e madhe, ndërsa janë munduar ta sjellin në jetë, por nuk ka qenë e mundur.

5 vjeçarja bie nga kati i 12-të në Vlorë

Në Vlorë, një vajzë e moshës 5-vjeçare ka ndërruar jetë tragjikisht pasi ka rënë nga një lartësi e madhe.

Policia njofton se e mitura ka rënë nga ballkoni i katit të 12-të dhe ka ndërruar jeë menjëherë.

vlore-vajza-e-mitur

Mësohet se vajza në momentet tragjike ka qenë e vetme në shtëpi pasi e ëma kishte dalë për pazar. Ajo po luante në ballkon kur papritur humbi ekuilibrin dhe ra.

Kur është kthyer për në banesë, kjo e fundit ka mësuar atë që kishte ndodhur dhe për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike dhe emocionale, ajo është shtruar në spital.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Modric te Interi/ Nuk do ta besoni sa ka shkuar koeficienti i transferimit të bujshëm
Previous article JOSHËSE dhe BOMBASTIKE/ Blanca Padilla ka bërë një Spanjë të flasë për të (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët Aktualitet

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT