Tre hajdutë të dyshuar për tre vjedhje të ndryshme janë arrestuar nga blutë e Fierit gjatë ditës së djeshme.
Të arrestuarit janë të moshës 21, 27 dhe 52 vjeç. Njoftimet përkatëse:
Komisariati i policisë Fier
Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për shtetasin A.Dh, 27 vjeç, banues në Fier pasi është autor i dyshuar i vjedhjes së banesës së shtetasit Ll.V, 67 vjeç, banues në Fier. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për shtetasin E.D, 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi është autor i dyshuar i vjedhjes së një tubo të linjës së ujit të pijshëm që furnizon disa banesa të fshatit Darzezë. Nenet 134 dhe 159 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 31.07.2018, u ndalua shtetasi në kërkim D.H, 21 vjeç, banues në Ballsh, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, e ka dënuar me 3 muaj e 25 ditë burg, për veprën penale “Vjedhje”. Neni 134 i Kodit Penal.


