Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, teksa në Policinë e Shtetit është raportuar për një makinë e cila është përfshirë nga flakët.
Për fat të mirë, shoferi i makinës ka shpëtuar duke mos pësuar plagë të rënda.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 31.07.2018, në rrugën e Prushit, ka marrë flakë aksidentalisht mjeti tip “Iveco” në pronësi të shtetasit T.H., vjeç 61, banues në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale.


