• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
5000 EURO PËR TË VENDOSUR TRITOL NË BANESË/ Kuksiani përfundon në burg: Porositësi më tha digje se…
Home
Breaking News

5000 EURO PËR TË VENDOSUR TRITOL NË BANESË/ Kuksiani përfundon në burg: Porositësi më tha digje se…

1 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Redaksia e ALPENews.al publikoi një lajm lidhur me autorin e vendosjes së tritolit në banesën e Xhelal Daçit, 23 vjeçarin nga qyteti i Kukësit, Vilson Brahaj.

Në seancën e sotme gjyqësore, Brahja ka shprehur:

Shokut tim (porositësit) i thashë që do ta vendos unë masën e tritolit (500 gramë masë eksplozive). Unë u pagova 5000 (pesëmijë) euro për këtë punë që kam kryer. 

Unë u pagova 5000 (pesëmijë) euro për këtë punë që kam kryer. Ai më tha se e donte këtë gjë që të përfitonte azil diku jashtë vendit, dhe se kjo ngjarje nuk ka të bëjë realisht me konfliktin e hakmarrjes mes fiseve Daçi dhe Kolovari.

Djali që më dha urdhërin (porosinë) dhe 5000 eurot më tha se ishte diku tek 25 (njëzetëepesë) vjeç, dhe se banon në një lagje të Bathores. Këtij të fundit i kërkova 5000 euro, kurse 1500 euro i mora në dorë.

Brahaj dukej si një person aktiv në rrjetin social “Facebook”, kjo për arsye se kohët e fundit kishte hapur edhe një llogari tjetër në këtë aplikacion.

Madje në profilin e tij shënohet se ka studiuar në Akademinë e RENEA-s, dhe në atë të Policisë së Rendit.

Përveç kësaj, Brahaj duket se nuk e ka për herë të parë mbajtjen pa leje të një arme, dukeqenëse në profilin e tij gjenden shumë foto të këtij lloji.

NGJARJA

Të tjera detaje të reja janë zbardhur nga vendosja e tritolit (masës së eksplozivit) në banesën e Xhelal Daçit, babait të të burgosurit për vrasje, Gazmir Daçit.

Autori i vendosjes (pikërisht ai i cili është parë në kamerat e sigurisë rreth e rrotul banesës) është një shtetas nga Kukësi, lindur në këtë qytet, banues në Kamëz.

Identiteti i tij është Vilson Brahaj, me precedentë të regjistruar më parë në Komisariatin e Policisë (vjedhje dyqani), por i përfshirë në këtë ngjarje si ndërmjetës i shpërthimit.

Vilson Brahaj është aktualisht në arrest me burg. Disa ditë më parë u paralajmërua se është gjendur identiteti i vërtetë i autorit të shpërthimit tek banesa e Daçit, por mediet nuk kishin informacion të brendshëm.

Megjithatë 23 vjeçari nuk është treguar shumë “besnik” ndaj porositësit të tritolit (që mendohet të jenë pikërisht “hakmarrësit” e Gazmir Daçit i cili iu vrau në 2015 një prej djemve të familjes).

Hetimet kanë nisur me intensitet të lartë, dhe pritet të vijojnë deri në daljen e saktë të identitetit të porositësit.

SKENARI I KRYER SIPAS BRAHAJT

Vilson Brahaj është veshur me disa rroba të thjeshta, ngjyrë gri të cilat janë pikasur nga kamerat rreth e rrotull banesës (që kanë qenë të ndezura në atë moment). Dyshohet se në rroba ka patur gëzhoja të mbetura nga lënda plasëse, dukeqenëse Brahaj ka përdorur duart për të vendosur masës e eksplozivit (500 gramë tritol lëndë plasëse).

Policia bën me dije se autori i dyshuar, pas kryerjes së krimit ka hedhur në lumë tek “Ura e Tapizës” rrobat e përdorura gjatë kryerjes së krimit, ndërsa automjetin e kishte fshehur në një bodrum afër “Urës së Tapizës”.

Ura e Tapizës

VIDEO PËRKATËSE

Kamëz, TiranëFinalizohet operacioni “Pagesa”Zbardhet në kohë rekord nga Komisariati Nr 5, ngjarja e shpërthimit të një sasie tritoli në banesën e shtetasit XH.D në Kamëz.Kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i vendosjes së lëndës eksplozive.Sekuestrohet automjeti me të cilin autori ka lëvizur dhe transportuar lëndën shpërthyese.Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Numër 5 Kamëz, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një punë profesionale si dhe bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, mbrëmjen e djeshme kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Pagesa”, ku është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datë 27.07.2018, në rrugën "Martin Camaj" Bathore, ku në banesën e shtetasit Xh.D., është vendosur lëndë shpërthyese, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarje:- V.B, 23 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Kamëz ,Tiranë.Nga tërësia e veprimeve të kryera dyshohet se ky shtetas kundrejt pagesës ka vendosur sasinë prej 500 gramë lëndë plasëse në banesën e shtetasit XH.D. Autori i dyshuar pas kryerjes së krimit ka hedhur në lumë tek “Ura e Tapizës” rrobat e përdorura gjatë kryerjes së krimit, ndërsa automjetin e kishte fshehur në një bodrum afër “Urës së Tapizës”.Për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhënë të tjera .Sa më sipër në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti të cilin autori i dyshuar e ka përdorur për të transportuar dhe shpërthyer lëndën plasëse në banesën e shtetasit Xh. D. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit V. B, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.

Gepostet von Policia e Shtetit am Montag, 30. Juli 2018

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sekreti më i tmerrshëm dhe i ruajtur plot fanatizëm, i klanit Kenedi
Previous article PO SHKËLQEJNË/ Valverde “votëbeson” Rafinhën dhe lumturohet nga Malcom

g.autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person Aktualitet

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT