Ka rezultuar fals alarmi i ngritur mëngjesin e sotëm ne Vlore, se në një makinë para Drejtorisë së Policisë, ishte vendosur tritol.
Makina BMW, u raportua se i kane vendosur tritol. Forcat xheniere pasi kqyren nga jashtë dhe brenda makinën, thane se raportimi ishte alarm i rremë.
Policia beri rrethimin e zones dhe nuk lejonte kalimin ne kete pjese te rrethuar per te shmangur cdo lloj problemi.
Sipas njoftimit te policise Vlorë, thuhet se ka qene shtetasin G.M., i cili është paraqitur në Komisariatin e Policisë Fier dhe ka deklaruar se dyshon se mjetit të tij tip “BMW” në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë i kanë vendosur lëndë eksplozive.
Policia bën me dije se: Forcat antieksploziv kanë ushtruar kontroll në mjetin e sipërpërmendur dhe nuk ka rezultuar që mjetit t’i jetë vendosur lëndë eksplozive. Vijojnë veprimet hetimore në lidhje me rastin nga DVP.Fier.
Burime bejne me dije se pronari i automjetit, qe quhet Gazi Merkaj, kishte shkuar ne Fier diten e djeshme per te bere denoncim se mjetit te tij dyshonte qe i kane vene tritol.
Aty atij i kane gjetur edhe nje arme qe e mbante me vete dhe ka treguar se e mbante per vetembrojtje. Forcat e policise pas kallezimit qe ka bere e kane ndaluar per armembajtje pa leje.


