Dy shtetas shqiptarë, me banim në Tiranë kanë kanosur një punonjës Policie i cili sipas njoftimit ka qenë duke kryer detyrën gjatë ngjarjes.
Dy shtetasit thuhet se kanë përdorur fjalor të pistë, si dhe kanë tentuar të gjuajnë efektivin.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 31.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit R.Rr., e R.Rr., vjeç 25 e 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Sokrat Miho”, për shkak të detyrës kanë kanosur punonjësin e policisë së rendit. Neni 238 i Kodit Penal.


