Dy persona janë shpëtuar ditën e sotme nga mbytja. B. T., 26 vjeçe, dhe F. T. , 17 vjeç, të dy banues në Bulqizë, kishin shkuar për të pushuar në plazhin e Divjakës, ndërsa pasditen e sotme rrezikuan që të mbyteshin, por u shpëtuan falë ndërhyrjes së shpejtë të rojës së kullës dhe punonjësve të policisë.
Pas dhënies së alarmit nga pushuesit, menjëherë në ndihmë të tyre është futur në det dhe i ka nxjerrë roja i kullës dhe punonjësit e policisë të cilët patrullojnë në breg me biçikleta.
Pasi iu është dhënë ndihma e parë ata janë dërguar për në spital. Aktualisht të dy ndodhen në spitalin e Lushnjes nën mbikëqyrjen e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Këtë sezon 11 person janë humbur jetën në plazhe.


