• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DHUNA NË FAMILJE/ 74 vjeçarja nga Shijaku nuk duron dot më, DENONCON burrin: Më rreh vazhdimisht…
Home
Breaking News

DHUNA NË FAMILJE/ 74 vjeçarja nga Shijaku nuk duron dot më, DENONCON burrin: Më rreh vazhdimisht…

31 July, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rastet e dhunës në familje, sidomos ato mes bashkëshortëve, janë një fenomen thuajse i përditshëm.

Por ajo që tërheq vëmendjen në denoncimin më të fundit bërë në komisariatin e policisë së Shijakut është fakti që dhunimi ka ndodhur mes dy personave në moshë të thyer, gjë e rrallë kjo.

Rastet kur prindërit e moshuar janë dhunuar nga bijtë, bijat apo familjarë të tjerë nuk kanë munguar, ndërkohë që dhuna mes bashkëshortëve në moshë të thyer ose ka më pak premisa të ndodhë, ose në këtë rast çiftet tregohen më të rezervuar dhe pasojat i vuajnë brenda 4 mureve të shtëpisë, pa guxuar të bëjnë denoncimet përkatëse.

Por kjo s’ka ndodhur me rastin e mëposhtëm.

Megjithëse kanë kaluar së bashku gati një jetë, mosmarrëveshjet si dhe dhuna fizike dhe psikologjike e ushtruar nga bashkëshorti kanë detyruar një 74-vjeçare t’i drejtohet komisariatit të Shijakut, një ditë më parë.

Ajo ka deklaruar para efektivëve se është dhunuar nga bashkëshorti 76-vjeçar, shtetasi S.C.

“U plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen H.S., vjeçe 74, banuese në Shijak, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi S.C., vjeç 76, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj”,njofton policia.

Policia nuk jep detaje të mëtejshme nëse këto raste dhune kanë qenë të vazhdueshme mbi gruan e moshuar apo bëhet fjalë për një rast sporadik.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ Bersant Celina flet për herë të parë pas largimit nga Manchester City
Previous article Probleme me zemrën? Ja receta që do ju vijë në ndihmë

k.autor

Postime të ngjashme

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës Aktualitet

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit Aktualitet

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit... Aktualitet

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT