Ditën e sotme presidenti i Amerikës Donald Trump u përpoq të shfajsohej në lidhje me akuzën që i është bërë së fundmi përmes një postimi ne rrjetin social twiter.
“Bashkëpunimi nuk është një krim, por kjo nuk ka rëndësi, sepse nuk kishte asnjë bashkëpunim (përveç Hillary Crooked dhe Demokratët)!” postoi ai
Trump vazhdon të mohojë çdo lidhje të dyshuar midis fushatës së tij dhe Moskës gjatë zgjedhjeve të vitit 2016.
Për muaj të tërë, Trump ka këmbëngulur se nuk ka “asnjë bashkëpunim”, por postimi i tij në twiter të martën në mëngjes lë të kuptohet se kjo është një mënyrë mbrojtje që ka zgjedhur ai në lidhje me hetimet e vazhdueshueshme.
Ekspertët ligjorë, megjithatë, vazhdojnë të deklarojnë se kushdo që ka patur bashkëpunimin me Rusinë në zgjedhjet e vitit 2016 mund të akuzohet për krime të tjera, si konspiracioni, si dhe hetimi për avokatin e posaçëm Robert Mueller nuk ka përfunduar.
/AlpeNews.al



