Shkarkohet prokurori i Tiranës Dritan Rreshka. Vendimin e beri me dije sot trupa gjyqësore e Komisionit të Pavarur i Kualifikimit.
Dritan Rreshka ishte drejtuesi i komanduar i Prokurorisë së Tiranës dhe kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Seanca dëgjimore për rivlerësimin e prokurorit Rreshka u drjtua nga Valbona Sanxhaktari, me anëtare Xhensila Pine dhe Etleda Çiftja.
Dritan Rreshka ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe e ka filluar karrierën në organin e akuzës në vitin 2003 si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Më vonë, ai ka mbajtur pozicionin e drejtuesit të njësisë hetimore kundër krimit ekonomik-financiar dhe korrupsionit në të njëjtën Prokurori.
Në fillim të janarit 2018, Dritan Rreshka u ngjit në krye të Prokurorisë së Tiranës si drejtues i komanduar nga Arta Marku, duke zëvendësuar në këtë post Petrit Fushën. Paralelisht me funksionin si prokuror, Rreshka është përfshirë edhe në mësimdhënie apo si ekspert në çështjet e hetimit të krimit financiar.


