Një rast dhune është regjistruar mesnatën e djeshme, teksa një shtetas shqiptar, me banim në qytetin e Lushnjes ka deklaruar se dhunohet rregullisht nga vjehrra e saj (33 vjeçarja me inicialet S.C).
Lajmi është njoftuar nga burimet e Policisë së qytetit Lushnje ndërsa bëhet e ditur se arsyeja ka të bëjë me motive të familjes (debate personale).
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 30.07.2018, u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e Urdhërit të Mbrojtjes për shtetasen A.C., vjeçe 35, banuese në Lushnje, pasi dyshohet se vjehrra e saj shtetasia S.C., vjeçe 33, banuese në Lushnje, ushtron dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje. Ligji Nr. 9669 datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”.


