• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETINGU/ Çfarë konstatoi DSIK për gjyqtarin Artur Malaj: Bleu tokën por “harroi” ta regjistronte…
Home
Aktualitet
Drejtësi

VETINGU/ Çfarë konstatoi DSIK për gjyqtarin Artur Malaj: Bleu tokën por “harroi” ta regjistronte…

31 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Artur Malaj, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Apelit ka dalë sot përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

KPK, referuar raportit të ILDKPKI thotë se është konstatuar se deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin

Komisioni thotë se KPK kreu nja hetim të thelluar për subjektin, duke konstatuar se subjekti ka qenë bashkëpunues.

Sa i përket hetimi për pasurinë: Subjekti ka deklaruar tokë bujqësorë në Vlorë 1 mijë metra katrorë dhe zotëron 50% të saj. Tokë bujqësore në Vlorë, përfituar me ligjin 7501, kjo pronë është ende pa rëgjistruar. Për këto pasuri rezulton së përputhen deklarimet.

Po ashtu rezulton një apartament i blerë 55 mijë euro në Tiranë. Në vitin 2008, cmimi i shtëpisë është ulur. Një garazh i blerë në vitin 2008 me vlerë 800 mijë lekë. Burimi është deklaruar nga kursimet e bashkëshortes dhe vetë subjektit.

Nga verifikimi i kredisë konstohet se vlera e ambientit është 61 mijë euro dhe pagimi do bëhej me 4 këste. Subjekti nuk ka deklaruar kontratën për blërjen e apartamentin, nga analizimi i kësaj të fundit konstatohet se nuk është parashikuar blerja e garazhit dhe cmimi është më i madhe. Komisionit i ka lindur dyshimi se kontrata me firmën e ndërtimit është fiktive.

Nga hetimi në lidhje me këto dy pasuri konstatohet se subjekti ka kryer deklarim të pasaktë për çmimin, nuk ka pasur burimë të ligjshmë për të bërë këtë blerje.

Në lidhje me vilën tre katesh në Vlorë, ka dyshime se është fshehur kjo pasuri. Është marrë dëshmia e një shtetase, që ka bërë deklarime kontradiktore para KPK. Në lidhje me dyshimet, subjekti shpjegon se aty kanë banuar me qira familja e tij dhe ai vetë.

Aftësimi profesional

DSIK ka konstatuar papërshtatshmërinë për vazhdimin e detyrës. Pasi janë ngritur dyshime  të arsyëshme për përfshirjen e tij në korrupsion dhe krimin e organizuar.

Pas marrjes së disa të dhënave të tjera, DSIK ka dorëzuar një tjetër raport, ku jepte detaje në lidhje me konstatimin e parë. Sipas raportit gjyqtari është përfshirë në korrupsion kur ka qenë në gjykatën e Vlorës.

KPK ka kryer hetim të thelluar për këto dyshime, duke marrë dosjet që dyshohet se është korruptuar. Nga ky hetim, komisioni konstatoi se raporti është i pasaktë dhe i pabazuar në prova dhe fakte.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article APR dhuron gjak për talasemikët, Veliaj: Do vazhdojmë ta mbështesim nismën
Previous article GLADIATORI I MESFUSHËS/ Rikthehet “pitbulli” Abrashi, tregon gjendjen e tij (VIDEO)

g.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË MIRDITË/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë 45-vjeçari Aktualitet

E RËNDË NË MIRDITË/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë 45-vjeçari

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË POGRADEC/ Plagoset Brian Syzo, i hetuar më herët për trafik droge Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË POGRADEC/ Plagoset Brian Syzo, i hetuar më herët për trafik droge

"KËMBA IME DO BËHET BLU"/ Australianen e pickon gjarpri helmues në Shqipëri, reagon MSH: E transportuam në… Aktualitet

"KËMBA IME DO BËHET BLU"/ Australianen e pickon gjarpri helmues në Shqipëri, reagon MSH: E transportuam në…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT