• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
APR dhuron gjak për talasemikët, Veliaj: Do vazhdojmë ta mbështesim nismën
Home
Sociale

APR dhuron gjak për talasemikët, Veliaj: Do vazhdojmë ta mbështesim nismën

31 July, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit i bashkohet nismës së Presidentit të Republikës për dhurimin e gjakut, në ndihmë të të sëmurëve me talasemi dhe atyre që kanë nevojë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shprehu mirënjohjen e tij për punonjësit e APR-së, të cilët veç angazhimit të tyre në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e parqeve, këndeve të lojërave dhe lulishteve, dolën vullnetarë për të dhuruar gjak.

Ai theksoi se kjo nismë ka dobi të dyanshme, pasi u shërben atyre që kanë nevojë për gjak, por nga ana tjetër i bën mirë edhe dhuruesve, për të reduktuar mundësinë e sëmundjeve kanceroze dhe rigjeneruar qelizat e reja të gjakut.

Jam shumë krenar për kolegët e APR-së, janë shembullorë në çdo gjë që prekin me dorë, nga liqeni i Tiranës, te këndet e lojërave, nga pistat e vrapit, te Amfiteatri dhe pastrimi i parqeve, e sigurisht të parët edhe në këtë platformë solidariteti, me përpjekjen për të kompensuar nevojat që kemi gjatë stinës së verës, ku një pjesë e madhe e pushuesve që janë gjithashtu dhurues nuk janë në Tiranë, por ndërkohë, nevojat vazhdojnë konstante. Talasemia, njerëzit që aksidentohen apo operacionet nuk pyesin nëse është korrik apo gusht, nevojat janë konstante, ndaj më vjen mirë që ky fluks solidariteti nga Bashkia e Tiranës vjen pikërisht në këtë moment.

Kryebashkiaku falenderoi Kryqin e Kuq për bashkëpunimin dhe ftoi edhe bashkitë e tjera që t’i bashkohen nismës; t’i shërbejnë më shumë atyre që kanë nevojë dhe të merren më pak me politikë.

Do të vijojmë me të njëjtin përkushtim; kemi hartuar një kalendar vjetor dhe dua të ftoj të gjithë kolegët e bashkive të tjera të bashkohen. Shumë mirë që vijnë në Tiranë për të bllokuar teatrin apo punë të tjera, por sa mirë sikur me të njëjtin zell që bllokojnë punët e Tiranës, edhe më Kamëz e Shkodër, të vijojë dhurimi i gjakut, sepse besoj se duhet të kemi më shumë zell për ndërtim se sa për shkatërrim; më shumë zell për kontribut se sa për bllokim! Besoj se edhe bashkitë e tjera do të ndjekin këtë shembull, por ndërkohë që Tirana është bashkia më e madhe dhe sigurisht, bashkia që ofron gjithmonë cilësinë më të lartë në çdo punë publike, do të duhet ta bëjë këtë edhe në solidaritet.

Mandej, ai shtoi se Bashkia e Tiranës do t’i përmbahet angazhimit të marrë dhe të japë kontributin e saj për të dhënë gjak.

Lidership do të thotë të bësh atë që është e drejtë, pavarësisht rrethanave. Të ndërtosh teatrin, besoj është e drejtë, të dhurosh gjak po ashtu, dhe përkushtimet janë përkushtime dhe angazhimet janë angazhime. Ne e kemi marrë këtë angazhim dhe pavarësisht rrethanave apo mënyrës se si shkon loja e politikës së ditës, pavarësisht kush bllokon apo zhbllokon diçka, pavarësisht se kush hap një sherr apo bëhet pengesë, jeta vazhdon dhe unë besoj se për gjërat që besojmë, që janë detyrime të shenjta dhe angazhime të marra, do ta mbajmë gjithnjë fjalën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AXHENDA NDËRKOMBËTARE 31/07/2018/ Çfarë ndodh sot në botë: Nga konferenca në Moskë te...
Previous article VETINGU/ Çfarë konstatoi DSIK për gjyqtarin Artur Malaj: Bleu tokën por "harroi" ta regjistronte...

k.autor

Postime të ngjashme

SHPEJTËSIA "SKËTERRË" E SHOFERËVE NË DURRËS/ Mbi 1.269 gjoba në një javë, 10 persona të arrestuar për parkim dysh Aktualitet

SHPEJTËSIA "SKËTERRË" E SHOFERËVE NË DURRËS/ Mbi 1.269 gjoba në një javë, 10 persona të arrestuar për parkim dysh

VELIAJ BËHET BABA PËR HERË TË DYTË I NJË DJALI/ SPAK i jep leje ta vizitojë në maternitet Aktualitet

VELIAJ BËHET BABA PËR HERË TË DYTË I NJË DJALI/ SPAK i jep leje ta vizitojë në maternitet

SHERR PËR DROGË NË SELANIK/ Arrestohen dy shqiptarë, 30-vjeçari dhunon dhe policët Aktualitet

SHERR PËR DROGË NË SELANIK/ Arrestohen dy shqiptarë, 30-vjeçari dhunon dhe policët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT