Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas sasisë së 500 kg drogë që u kapën dje në Lecce të Italisë, ku mes 4 të arrestuarve, njëri ishte shqiptar.
Përmes një statusi në ‘Facebook’ Nishani thekson se sërish në Itali u kap drogë, që vinte nga brigjet e ‘kontrolluara’ të Shqipërisë. Po ashtu ai theksoi se për këto sasi të kapura droge, nuk ka asnjë shpjegim nga qeveria shqiptare.
Përsëri drogë pa fund në Itali nga brigjet “e kontrolluara” të Shqipërisë.
“Një sasi e madhe droge, marijuane që sapo kishte mbërritur nga Shqipëria me një vlerë rreth 600 mijë euro, u kap në brigjet e Leçe mesditën e së dielës”, informon media.
Asnjë shpjegim nga qeveria shqiptare.
Krimi vazhdon punën e tij !!!!
Ai pasurohet, shqiptarët varfërohen.


