• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Nga problemet mendore, te veshkat: Sëmundjet që përkeqëson vapa dhe këshillat e OBSH-së
Home
Shëndet

Nga problemet mendore, te veshkat: Sëmundjet që përkeqëson vapa dhe këshillat e OBSH-së

31 July, 2018 k.autor Shëndet

Të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe fëmijët janë ata që këshillohen të parët kur temperaturat ngrihen. Aktualisht, Europa po përjeton një verë të nxehtë, që parashikohet të vijojë edhe në javët e ardhshme. Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron në lidhje me sëmundjet që përkeqësohen nga temperaturat e larta.

“I nxehti  mund të përkeqësojë sëmundjet ekzistuese si ato kardiovaskulare, të rrugëve të frymëmarrjes, të veshkave apo edhe sëmundjet mendore. Mjekët dhe autoritetet shëndetësore publike duhet të jenë të përgatitur për t’u përballur me valën e të nxehtit të verës dhe pasojat e mundshme te ata që ekspozohen ndaj tij”, thuhet në udhëzimet e fundit të OBSH-së.

Çdo vit, temperaturat e larta ndikojnë në shëndetin e shumë njerëzve, në mënyrë të veçantë të moshuarve, të porsalindurve, të sëmurëve kronikë apo atyre që punojnë në mjedise të hapura.

Megjithatë, efektet e vapës në shëndetin tonë mund të shmangen lehtësisht. OBSH-ja këshillon ajrosjen e shtëpive gjatë natës dhe mbylljen e dritareve dhe grilave gjatë ditës.

Po ashtu, shmangia e daljeve në oraret e pikut është e rëndësishme, me përjashtim të rasteve kur mjediset janë ndërtesa publike me ajër të kondicionuar. OBSH këshillon hidratimin e trupit nëpërmjet banjave të freskëta, konsumimit të ujit dhe lëngjeve, shmangies së alkoolit dhe kafeinës si dhe mbajtjes së veshjeve të lirshme dhe në ngjyra të hapura.

Në rastet e dobësisë, ankthit, etjes së theksuar apo dhimbjes së kokës, mjekët këshillojnë spostimin e menjëhershëm në një vend të freskët, matjen e temperaturës trupore dhe hidratimin me ujë ose lëngje frutash.

Po ashtu, në rastet e spazmave muskulare të provokuara nga vapa, këshillohet rehidrimi përmes pijeve ose preparateve farmaceutike që përmbajnë elektrolite. Në rast se këto spazma zgjasin më shumë se një orë, duhet kërkuar ndihma e mjekut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAK JAVË QË ËSHTË NDARË/ Këngëtarja harron ish të dashurin dhe hedh hapin tjetër (FOTO)
Previous article "VALA" E TËRMETEVE/ KATËR lëkundje të forta gjatë natës goditën Shqipërinë. Arritën deri...

k.autor

Postime të ngjashme

RIGONI/ Bima aromatike me vlera për shëndetin dhe përdorime të shumta Shëndet

RIGONI/ Bima aromatike me vlera për shëndetin dhe përdorime të shumta

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite Shëndet

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global Shëndet

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT