• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
12000 EURO PËR LETRA AMERIKANE/ Kreu i grupit justifikohet në gjyq: S’dëgjoj mirë…
Home
Breaking News

12000 EURO PËR LETRA AMERIKANE/ Kreu i grupit justifikohet në gjyq: S’dëgjoj mirë…

30 July, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjashtë nga nëntë të arrestuarit për trafik të personave drejt SHBA-ve dhe Anglisë janë lënë me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka lënë në burg personat që kishin role kyçe, ndërsa ka caktuar arrest shtëpie për dy prej tyre, ndërsa njëri vetëm me detyrim paraqitje. Ai që cilësohet si koka e këtij grupi të trafikimit, Gazmend Garupi, është lënë me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Po ashtu, Gjykata nuk ka liruar as Sotiraq Antonin, që, sipas Prokurorisë, është në rolin e bashkëpunëtorit kryesor. “Arrest me burg” u dha edhe për Haxhi Ramadani, bashkëpunëtor, Pllumb Pali, falsifikator, Shpëtim Kiri, që ishte në rolin e ndihmësit dhe transportuesit dhe për Nikolla Mano, që kishte laboratorin e falsifikimeve.

Kurse në “arrest shtëpie” u lanë Bledjan Ramadani, ndihmës, dhe Eduart Shima, rekrutues, kurse i vetmi që është liruar me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” është Tonin Shtjefni, që akuzohet si përfitues dhe përdorues i dokumenteve të falsifikuara.

Gjatë seancës së zhvilluar të drejtuar nga gjyqtarja Izabela Radovani, Gazmend Garubi, i cilësuar si kryesori në grupin kriminal të trafikimit të shtetasve drejt Amerikës dhe Anglisë, deklaroi përpara Gjykatës se nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje.

Avokati mbrojtësi, Agim Martini, shtoi se Garubi nuk dëgjon mirë, ndërsa ka paraqitur 21 prova të ndryshme për këtë pretendim të tij. Nga ana tjetër, Sotiraq Antoni, gjithashtu pjesë kryesore e grupit, deklaroi përpara Gjykatës për laboratorin e sekuestruar se më përpara ka pasur një kancelari dhe pasi e ka mbyllur, të gjitha materialet i ka çuar aty. Gjithashtu, edhe persona e tjerë të grupit “Garantuesit” kanë mohuar të kenë lidhje me trafikimin.

Megjithatë, për 6 prej tyre Gjykata nuk është bindur, duke i lënë në “arrest me burg”, kurse dy në “arrest shtëpie”, kurse i vetmi që do të hetohet në detyrim paraqitje është Tonin Shtjefni, i cili pretendon se, si shofer, ka marrë një porosi në Tiranë për ta sjellë në Shkodër. Kërkesa e prokurores Blerta Hamza ishte “arrest me burg” për 9 të dyshuarit.

Hetimet me anë të përgjimeve për këtë çështje kanë nisur që më 1 shkurt të këtij viti nga Prokuroria, duke pretenduar se ka prova të mjaftueshme që i implikojnë të arrestuarit. Ky grup u kërkonte shtetasve që trafikonin nga 8 deri në 12 mijë euro për të shkuar në Amerikë apo Angli, ndërsa ndiqnin dy rrugë të ndryshme.

Të arrestuarit gjatë operacionit “Garantuesit”

Gazmend Garupi, 44 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, Shkodër, “arrest me burg” për veprën penale “Ndihmë për Kalim të Paligjshëm të kufirit”, “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Falsifikim i dokumenteve shkollore”. Ky shtetas ishte në rolin kryesor, atë të organizatorit.

Sotiraq Antoni, 52 vjeç, banues në Korçë, “arrest me burg” për “Ndihmë për Kalim të Paligjshëm të kufirit”, “Falsifikim i letërnjoftimeve pasaportave ose vizave” “Prodhim i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”, “Falsifikim i vulave dhe stampave ose formularëve” dhe “Falsifikim i dokumenteve shkollor”. Ky shtetas kishte rolin e bashkëpunëtorit kryesor, pasi siguronte gjithë dokumentet e falsifikuara në vendet e BE-së dhe në Shqipëri.

Haxhi Ramadani, 54 vjeç, banues në Kosmaç, Shkodër, “arrest me burg” për veprën penale “Ndihmë për Kalim të Paligjshëm të kufirit”, “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Falsifikim i dokumenteve shkollorë”. Ky shtetas ishte në rolin e bashkëpunëtorit.

Bledjan Ramadani, 29 vjeç, banues në Kosmaç Shkodër, “arrest shtëpie” për veprën penale “Ndihmë për Kalim të Paligjshëm të kufirit”, “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Falsifikim i dokumenteve shkollore”. Ky shtetas ishte në rolin e ndihmësit.

 

Eduart Shima, 37 vjeç, banues në Shkjezë, Shkodër, në rolin e rekrutuesit, në “arrest shtëpie”. Pllumb Pali, 47 vjeç, banues në Gruemirë, Malësi e Madhe. Siguronte dokumente të falsifikuara (falsifikator), “arrest me burg”.

Shpëtim Kiri, 59 vjeç, banues në Shkodër dhe Korçë, në rolin e transportuesit dhe ndihmësit, “arrest me burg”. Nikolla Mano, 59 vjeç, banues në Korçë, arrest me burg për “Falsifikim i letërnjoftimeve pasaportave ose vizave”, “Prodhim i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”, “Falsifikim i vulave dhe stampave ose formularëve” dhe “Falsifikim i dokumenteve shkollore, ku banesa e tij përdorej si bazë dhe kishte një laborator për falsifikimin e dokumenteve.

Tonin Shtjefni, 27 vjeç, banues në Lezhë, përfitues dhe përdorues i dokumenteve të falsifikuara”, me “detyrim paraqitje”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Deklaroi se nuk i pëlqenin rrjetet sociale. Hygerta Sako na tregon të bijën... (FOTO)
Previous article Unikkatil rikthehet me "BOMBËN" e radhës: Sa shqipe jan tu prit... (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat Aktualitet

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë Aktualitet

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT