Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shijak ku një 25 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesë.
Policia informon se ngjarja u regjistrua këtë të diel në Shijak, ndërsa shkaku që e ka shtyrë të riun të kryej vetvrasje mbetet ende i paditur.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 29.07.2018, në banesën e tij, është gjetur i vetëvarur shtetasi F.G., vjeç 25. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Neni 99 i Kodit Penal.


