• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zgjedhja e kryeprokurorit të ri/ Kryemadhi: Rama po bllokon mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë
Home
Shqipëri

Zgjedhja e kryeprokurorit të ri/ Kryemadhi: Rama po bllokon mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë

24 November, 2017 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka komentuar zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të përkohshëm, i cili pritet të zgjidhet në muajin dhjetor. Në emisionin “Studio e hapur” me Eni Vasilin në “News24”, thotë se zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm është e vështirë, pasi ende nuk është formuar Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili duhet të përzgjidhte kreun e ri të organit të akuzës, sipas reformës në drejtësi.

Sipas Kryemadhit, ky Këshill nuk është mbledhur ende, pasi Shoqëria Civile nuk ka një kandidat.
“Reforma në drejtësi u bë me moton për ta depolitizuar dhe për ta larguar drejtësinë nga kthetrat e korrupsionit. Por reforma në drejtësi s’paska qenë gjë tjetër, veçse një mënyrë për të hequr nga një dorë, dhe për ta çuar në dorën tjetër. Dhe tani dalin dhe shkarkojnë Prokurorin e Përgjithshëm dhe duan të zgjedhin një të ri. Me pretendimin ta zgjedhë Këshilli i Lartë i Prokurorisë, një këshill që nuk mblidhet. A e dini se Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk është mbledhur ende, pasi Shoqëria Civile nuk ka kandidatë. Kaq e vështirë qenka të gjejnë një kandidat? Por me sa duket po e bëjnë sa të kalojë kjo çështja e Habilajve. Ose nuk kanë një kandidat të lehtë për ta kontrolluar. Se këtë kryeprokuror që ka nuk e kontrollon dot, dhe do një që ta ketë në dorë”, u shpreh Kryemadhi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Real Madrid, Zidane: Nuk ka asnjë justifikim për distancën me Barcelonën
Previous article Dashuria për Shqipërinë/ Dy vëllezër braktisin Danimarkën për fanellën kuqezi

Redaktor2

Postime të ngjashme

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen Politikë

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare Politikë

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare

PAKETA E MALEVE/ Rama me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, as për oligarkë! Zhvillim për zonat malore Politikë

PAKETA E MALEVE/ Rama me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, as për oligarkë! Zhvillim për zonat malore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT