Policia e Luccas ka arrestuar tre qytetarë rumunë e ka denoncuar dy të tjerë, bashkë me një shqiptar e një italian.
Këta kanë qenë anëtarë të bande përgjegjëse për vjedhje të shumta në aktivitetet komerciale të provincës italiane.
Hetimet kanë vazhduar gjatë e kanë qenë të vështira, për shkak se banda ka qenë tepër e kujdesshme dhe thuajse e paprekshme nga përgjimet.
Artikujt e vjedhur nga banda kanë qenë të një game të gjerë, që nga materialet e ndërtimit, ato hidraulike e deri te kopshtaria, parfumeria si dhe disa slotmachine në një bar, ndërkohë që ka mbetur në tentativë vjedhja e një dyqani celularësh.
Gjatë kontrollit, bandës i është gjetur edhe një sasi mbi 100 kilogramë kafe.
Kuestori i Luccas ka shpjeguar se një larmi e tillë artikujsh të vjedhur ka ardhur edhe për shkak të rritjes së kërkesave për to.


